Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Globalizmi dhe Antiglobalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4349)
Postuar nga Hektori datë 16 Qershor 2005 - 19:45:
Citim:
Po citoj ato që tha Enri
Po Globalizimit te vlerave!
Po Globalizimit te kulturave dhe respektimin dhe ruajtjen e shumedimesioneve te shoqerive dhe te vlerave te tyre!
Jo Globalizimit te Shoqerive Multinacionale shfrytezuese te vendeve te pazhvilluara te Globit!
Jo Globalizimit te Varferise dhe te ndarjes se Globit ne Zona te pasura dhe te varfera!
Jo Globalizimit te kapitalit!
Enri pershendetje. Ne pamje te pare keto thenie mu duken terheqese, te verteta, plot ideale le te themi. Po kur u mendova pak me linden shume dyshime. Se pari kush i jep shtysen globalizimit, per mua eshte fitimi. Por nuk ka fitim pa kapital apo jo? Po shtrohet pyetja kush e zoteron kete kapital? Pa dyshim vendet perendimore e USA. Bashke me kapitalin qe po vershon ne vendet e varfra (kuptohet per fitim) po hyjne edhe vlerat perendimore dhe kultura e saj, qe propagandohet si me zhvilluara dhe si bartesja e nje qyteterimi te larte. A duhet te heqim dore nga kultura jone per hir te zhvillimit ekonomik ose me sakte si mund ti ruajme vlerat tona dhe njekohesisht te zhvillohemi ekonomikisht? Shoqerite Multinacionale qe po shfrytezojne vendet e pazhvilluara. Si mund te veprojne politikanet perballe presionit gjithnje e ne rritje te popujve qe kerkojne rritje ekonomike dhe presionit te qeverive perendimore le te themi qe kerkojne te fusin kapitalet e tyre te keto vende? Thike me 2 presa. Jo ndarjes se globit ne zona te varfera e te pasura, me duket nje ide revolucionare egalitare, komuniste, e drejte dhe ideale. A eshte e realizueshme? Mendoj se jo, megjithate kjo nuk do te thote se duhet te heqim dore nga kjo ide, nese nuk mund te jemi te barabarte te pakten te jemi afersisht te tille. Nese heqim dore nga keto ide do te thote te rritim disnivelin mes te pasurve e te varferve.
Amor laucius e lexova qellimin e krijimit te wto. Kujt i intereson ai qellim, pra hapjes se dyerve? Sigurisht vendeve te zhvilluara, te hapesh dyert para kapitalit te tyre eshte shkaterrim i prodhimit vendas, vendet e varfra kthehen ne vende importuese pra ne gjysemkoloni. Kush eshte i varur ekonomikisht eshte i varur politikisht dhe e kunderta. Ndoshte per vende te vogla si Shqi kjo mbase nuk eshte problem, po cfare ndodh kur te varura politikisht dhe ekonomikisht behen vende te medha me nje potencial dhe resurse te medha ekonomike?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.