Forumi Horizont | Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 39 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)
Shtese mbi: Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..
Vendi ynë është një vend me një popullsi mjaft të re, ku rrjedhimisht fëmijët zenë një pjesë mjaft të madhe dhe të rëndësishme të saj. Sipas statistikave të botuara nga "Komiteti Shtetëror Gruaja dhe Familja" numri i fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000. Pra në Shqipëri 33 % e banorëve janë nën moshën 15 vjec dhe 40 % janë nën 18 vjec. Por sa kujdeset shoqëria jonë për këta fëmijë?
Fëmijët, ashtu si çdo qytetar tjetër i shoqërise kanë te drejtat e tyre në shoqërinë ku ata jetojnë. Të drejtat e fëmijëve përbëjnë prioritetet kryesor që duhet të garantojë një shoqëri normale njerëzore. Këto të drejta janë parësore, jo vetëm për nga rëndësia që kanë fëmijët në jetën tonë, por mbi të gjitha, fëmijët mbajnë gjurmën e se nesërmes, dhe tek ata shohim të ardhmen e shoqërisë. Pa një brez të ri, të shëndoshë e të sigurtë, do të thotë të mbetemi pa të ardhme, do të thotë që shoqëria të shpallë dështimin total të përpjekjeve për në rrugën e zhvillimit tësaj.
Në këtë mënyrë Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 20 nëntor 1989, të cilën vendi ynë, nuk ka hezituar për t'a firmosur.
Po kështu Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë iu garanton fëmijëve të drejtat e tyre në nenin 54, i cili sanksionon:
Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti.
Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa.
Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë e veçanërisht në moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.
Veç të tjerash në Kodin e Famijes përcaktohen rastet e heqjes të së drejtës prindërore dhe të vendosjes së fëmijës në institucionet e përkujdesjes.
Në fakt, baza ligjore është A-ja e luftimit të çdo fenomeni abuziv me këdo, por vetëm kjo është e pamjaftueshme. Sigurisht që problemet nuk mund të zgjidhen vetëm me letra, ndaj për garantimin e këtyre elementëve normalë të jetës së fëmijëve nevojiten masa konkrete. Por problemi qëndron se shumë pak po bëhet për kërkesat dhe nevojat e tyre, dhe fëmijët sot janë lënë thuajse tërësisht në harresë, duke ua zënë hapësirën e nevojshme dhe duke ua krasitur degët e zhvillimit, për t'i lënë të asfiksuar e të cunguar në trampolinën e jetës.
Dhe kjo neglizhencë shfaqet në mjaft drejtime si në planin, urbanistik, edukativ, social etj.
Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 39 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.