Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shperndahet droge ne diskot shqiptare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=532)
Keto diskutime per drogen neper disko jane bere shume bajate, ne cdo familje diskutohen. (une i quaj bajate, se jane te merzitshme dhe nuk bejne fajde). Edhe ju keni dhene tere versionet e qendrimeve qe keni mbajtur ne disko, nisur kjo nga komplekset qe e kane zanafillen tek prinderit dhe menyra e tyre edukative.
-Njera qe shkon ne disko po nuk pi asgje aty.
-Tjetra qe shkon ne disko por vetem ne ato te pronotuara nga shoqeria.
Te gjitha keto me kujtojne prinderit e shoqeve te mija edhe madje edhe te mijte kur behej fjale per te shkuar ne disko.
Ajo qe dua te them, eshte se me duket menyra me e gabuar per ta keshilluar femijen duke e ndaluar te frekuentoje diskot, kur eshte vertet per te ardhur keq ti mohosh argetimin qe e realizon ne ate ambjent. Tani i frekuenton tere shoqeria dhe ska pse te vecosh femijen per te mos e njihur diskon me gjithcka qe ndodh aty. Eshte bere ambjenti me popullor per moshen e te rinjve. Eshte e pamundur ti futesh kesaj beteje per ta penguar femijen te mos e frekuentoj. Se do ta bej edhe pa e marr vesh fare prindi.
Nese do te niseshim nga ideja se ne disko eshte droga sheshit dhe mundohen te genjejne moshen adoleshente per ta siguruar me pas nje kontigjent te mundshem perdoruesish droge, atehere prinderve do ju duhet te keshillojne femijet te mos shkojne me ne shkolla.
Di fare mire qe edhe aty sigurohen lloje droge dhe eshte ambjent shume komod per ta perdorur. Sidomos ne banjot brenda ambjenteve te saj.
Nese ne diskoteka eshte i lire ta perdori kushdo me vetedije e deshire te plote, edhe pse pershtypja eshte e kundert, do te thoja se ne shkolla eshte pikerisht vendi adap i fokusuar prej shperndaresve te vegjel te llojeve te drogave te cilet mundohen per kontigjent te ri perdoruesish.
Une jam e mendimit se prinderit duhet ti lene hapesira femijeve te njihen me te gjitha ambjentet dhe situatat qe perballen sot te rinjte. Kjo e nderthurur me shume menyra te tjera edukative dhe nje mirekuptim te plote prind-femije.
Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.