Forumi Horizont | Gjithsej 123 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 123 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- a mund te rregullohet populli shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6139)
Normal se po
Nuk jemi ndonjë popull i veqantë as për të mirë dhe as për të keq. I kemi gjëra dhe karakteristika të mira dhe të kqija. Tash a do të rregullohemi ndonjëherë, besoj se po. Pyetja është se kur - e ajo është vështirë t ´i përgjigjesh. Ai që e ka një datë të caktuar do të fitojë ne¨zgjedhjet e ardhshme.
Para dy vitesh në një emision në Kosovë flitej për kushtet ekonomike. Një mysafir i emisionit tha se "Ne jemi mësuar të mbijetojmë". Kjo është pergjigja se cka jemi duke bërë, pra po mbijetojmë në një farë mënyre. Ndërsa mysafiri tjetër (Naser Gj. këngëtari i Minatorit) replikoj në mënyrë shumë interesante duke thënë "Unë po e kuptoj se deri tash kemi mbijetuar por po dua me ditë se kur do të nisim të JETOJMË".
Mendoj se ndonjëherë do të nisim të jetojmë por së pari duhet që ti zgjedhim politikanët e drejtë dhe të zotë, e ata pastaj t´a bëjnë detyrën e vet, e po mos e bën atë të hajnë dru natë e ditë. Nga kjo pastaj do të vinin politikanët e rinj dhe normal se ata do të frikësoheshin nga pasojat e paraardhësve të tyre kështuqë ata ndoshta do të punonin për të mirën tonë dhe të tyre.
Gjithsej 123 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 123 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.