Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Sk Tirona 2005 - 2006 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9462)
Trajneri ka menduar një mbrojtje më të ngjeshur. Pas sulmit fshihet dyshja e frikshme Duro-Muka
Tirana, në Durrës me "fytyrë" të re
Që nga kjo javë, Tirana pritet të luajë më një tjetër modul loje. Trajneri i Tiranës, Leonardo Menekini, u ka kërkuar më shumë sakrificë dhe përkushtim lojtarëve në ndeshjet e mëtejshme të kampionatit. Bilanci i momentit, 3 barazime dhe vetëm 2 fitore, mbartin të vetmin fakt pozitiv nga pretendimet e saj, se Tirana nuk ka humbur asnjë ndeshje në 5 javë kampionatit. Evident qëndron fakti kryesor, që kryeqytetasit, me këtë grup lojtarësh ku thuajse të gjithë e kanë provuar shijen e ekipit kombëtar, nuk kanë bindur plotësisht, qoftë për vendin që ruajnë në klasifikim, qoftë për lojën që ka zhvilluar ndaj 4 kundërshtarëve të parë (duhet veçuar fitorja ndaj Vllaznisë në Shkodër). Megjithëse trajneri italian i bardhebluve pothuajse në çdo ndeshje nuk e ka pasur tërë grupin në dispozicion, 22 herë kampionëve të vendit nuk u kanë munguar në fushë elementët cilësorë, që ende nuk e kanë shfaqur "egërsinë" e tyre. Prandaj trajneri, duke marrë shkas në mesjavë nga ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, ka provuar disa skema të reja dhe jo më kot dy lojtarë "luksi" të formacionit bardheblu, si Devi Muka dhe Klodian Duro, kanë qëndruar 90 minuta në fushë, pasi për të siguruar një fitore ndaj Ilirisë, Tirana mund të luante me çfarëdolloj formacioni dhe mund të fitonte shumë më tepër.
Pra, të martën në Kamëz, Tirana ka bërë më shumë një test para ndeshjes me Teutën se sa ka synuar për një goleadë kundër miqve modestë. Për vetë lëvizjet dhe mënyrën se si ka luajtur ekipi kampion në fuqi, dukej qartë se Menekini kishte si ide të tijën të provonte disa lojtarë në role të ndryshme dhe të bënte lëvizje të posaçme në të gjitha repartet e lojës. "Mbrojtja mund të them se ka paraqitur pak më shumë probleme, por mendoj se duhet të ndryshojmë në përgjithësi, në mënyrën e të luajturit, para ndeshjeve të tjera," - komenton pas fitores në kupë trajneri italian i Tiranës, Leonardo Menekini.
Sakaq, këtë javë, lëvizja e parë mendohet të bëhet në mbrojtje. Gjatë ndeshjes së fundit është parë se ky repart ka qenë më i ngjeshur se herët e tjera. Përballë Ilirisë së Fushë-Krujës, 4 mbrojtësit e preferuar nga italiani Menekini nuk luajtën për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, por për të testuar se si funksionon skema e re e ideuar nga trajneri bardheblu. Prandaj këtë të shtunë kundër Teutës së Durrësit dhe për më tej, në mbrojtje mendohet të luajnë jo më 3, por 4 futbollistë. Do të sakrifikohet një mesfushor, ose një sulmues, gjithmonë në sajë të rrethaneve. Pak a shumë i tërë ndryshimi që është menduar, tani e tutje do të varet nga vendosja e dy lojtarëve kryesorë të mesfushës, Mukës dhe Duros. Gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit, ku elbasanasi i kombëtares bëri premierën me fanellën bardheblu, por edhe gjatë ndeshjes së fundit ndaj ekipit modest të Fushë-Krujës, Duros i është besuar roli i furnitorit të sulmit dhe detyra e tij e posaçme është të luajë që nga mesfusha kryesisht me topa të gjatë. Kurse Muka do të luajë paksa më i avancuar se zakonisht dhe detyra e tij është të luajë me asiste të shkurtra, megjithase kapiteni pritet të ketë më shumë peshën e një sulmuesi që i duhet edhe të godasë falë saktësisë së tij portën kundërshtare në çdo moment. Duke pasur gjithashtu parasysh faktin se sulmi i Tiranës përbëhet nga lojtarë të kalibrit të Altin Rrakllit, apo Eldorado Merkoçit e Hamdi Salihit, atëherë Menekini, teksa para sfidës me durrsakët thekson se "duhet më shumë agresivitet", nënkupton një Tiranë spektakolare, me tjetër pamje nga ndeshjet e deritanioshme, që t'i ketë "rrënjët" te kjo mori "yjesh" që mbart formacioni i tij.
marre nga sportishqiptar
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.