Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Tetor 2009 - 04:04:

jam shume kurioz kush e keshillon..............


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Tetor 2009 - 20:45:

L'ALBANIA E' NATA ILIRIAAAAA............ E CRISTIANA...NON MORIRA' GAY E E MUSSULMANA.............


Postuar nga agata datë 20 Tetor 2009 - 16:57:

Strazburg, Shqipëria e Bosnja në listën e bardhë të Shengenit

STRAZBURG - Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për libezalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën.

Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.

Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.

http://bw.balkanweb.com/bw_lajme.ph...a_post_comments


Postuar nga agata datë 21 Tetor 2009 - 13:14:

Enigma e kufirit, i falëm grekëve tregtinë e Korridorit 8

TIRANE- “Gazeta Shqiptare” vazhdon me botimin e argumenteva bindës kundër ratifikimit të marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë.

"GSH" argumenton sot se me ratifikimin e marrëveshjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, qeveria aktuale shqiptare, humbet perspektivën strategjike ekonomike, sidomos të jugut të Shqipërisë.

“Pozicioni gjeografik, i cili është argumenti më i fortë e ndjellës shqiptar në fushën e makroekonomisë evropiane, shumëzohet nga kjo marrëveshje me zero, dhe gjeopolitika jonë ekonomike, dhe ndjellja e investitorëve të huaj me këtë faktor, brenda pak vjetësh do marrë fund”- shkruan sot “GSH” në kryeartikullun e botuar ekskluzivisht “Kufiri, iu falëm grekëve tregtinë e Korridorit 8”

Ekspertë të pavarur mendojnë se me futjen e ujrave territoriale greke mes Italisë e Shqipërisë anijet e mallrave që vijnë në kanalin e Suetit si ato me gaz dhe me naftë do të shmangin portin e Vlorës dhe të Durrësit, (të cilat do të ishin dyert hyrëse të Korridorit 8) pasi kështu shmangin taksat dhe telashet administrative me autoritetet greke për kalimin në ujrat territoriale të tyre. “Anijet do të ndalojnë në portin e Igumenicës nga do të shpërndahen në të gjithë Ballkanin dhe në Europën Qëndrore. “- vazhdon shkrimi i GSH-së

Më tej ekspertët denoncojnë se në këtë mënyrë portet shqiptare humbasin atraksionin e tyre si porte turistike për jahtet. Sipas eksperteve këto argumente por dhe mjaft te tjera , jane tregues se përvec humbjes së mbi 300 km katror zon ë ujore, Shqipëria dorëzon me këtë marrëveshje pozicionin e saj strategjik gjeo-ekonomik.

(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne "Gazeta Shqiptare")
(s.g/BalkanWeb)


Postuar nga erious datë 21 Tetor 2009 - 15:34:

.

persepari...

une propozoj qe sali berisha, gruaja, e bija, djali dhe dhenderri te varen tek monumenti i bajram currit ne tropoje


persedyti...

i gjithe klani i tije (dihet kush jane) te pushkatohen nje e nga nje, edhe keto neper sheshe qytetesh.

habitem, vetem te zeza degjoj


Postuar nga erious datë 21 Tetor 2009 - 15:50:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
STRAZBURG - Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave


gjithesesi, populli shqiptare s'ka pse te merzitet... nje gje eshte e sigurte, ose futemi ose nuk futemi ne be


Postuar nga AngelDevil datë 23 Tetor 2009 - 22:42:

Aksident tragjik

Nje aksident tragjik ka ndodhur sot ne rrugen e vjeter qe lidh kryeqytetin me Rinasin, me pasoje vdekjen e kater personave dhe plagosjen e dy te tjereve.

Fillimisht u fol vetem per nje te vdekur, nderkohe informacionet e fundit bejne te ditur se edhe tre te lenduar qe u nisen me urgjence ne spital mberriten atje te vdekur.

Nderkohe dy persona te tjere Dalmian Doda dhe Gert Popa jane lenduar dhe po marrin ndihmen mjekesore ne Spitalin Ushtarak.

Viktimat, dy burra dhe dy gra jane ende te paidentifikuar dhe dyshohet se ata jane nga Kosova.

Nga keqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se nje makine me targa kosove dhe nje tjeter me targa te Lacit jane perplasur me njera-tjetren ne Fushe-Preze.

Policia po heton per te zbardhur rrethanat ne te cilat ka ndodhur aksidenti tragjik, por paraprakisht thuhet se shkak per perplasjen eshte bere shpejtesia e madhe dhe kushtet e renda atmosferike.

TCH

p.s. e urrej kete rruge


Postuar nga erious datë 28 Tetor 2009 - 13:15:

.

mbrem po lexoja nje gazete shqipetare, me nje artikull te shkurter (pa interes)

qe...

ne nje fshat nga dibra ne nje kolibe me derresa e llamarina kane gjetur dy femra (motra) te lidhura me zinxhire.

i marre ne pytje babai 70 vjeçar i motrave shpjegon qe vajzat vuajne nga problemet mendore... nena e vajzave ka vite qe ka vdekur, ndersa ai ne pamundesi te ruajtjes se tyre i ka lidhur me zinxhire ne kete kolibe per plot 22 vjet.

22 vjet te lidhura me zinxhire... kulmi.


Postuar nga Roi datë 03 Nëntor 2009 - 03:50:

Perurohet ne Kosove shtatorja e Bill Clinton-it !!


Postuar nga kurt datë 03 Nëntor 2009 - 05:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Perurohet ne Kosove shtatorja e Bill Clinton-it !!


hahahah, aty ne fund kur nje goce shqiptare e perqafon clintonin, thashe me vete ruajeni kyt son of a gun se e kapi edhe nje tjeter

prandaj eshte gjynah kur spektatoret e huaj, (ne ket rast kosovaret) nuk e kapin humorin e persosur qe perdor kur thote: se iu desh te marri nje fotografi para statuse ne menyre qe gruaja e tij hillery ta besojne ate:p

tregon nje burre qe has been humliated publikisht por qe ka move on and in peace with himself, good for him and good for kosovaret


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.