Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)
Re: Turismi eshte e ardhmja e Shqiperis…
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Shiperia eshte nje vende shume i vogel, por me nje pozite gjeografike interesante…
Shqiperia nuk eshte pluhuri i ballkanit, por vendi ku takohet e tashmja me te shkuaren e illirianeve, vendi, qe shernon qyteterimin e mesdheut ashtu si greqia, vendi i kryqezimit, midis vendeve orientale e oksidentale..
Shqiperia nuk eshte vendi me i varfen ne evrope, por « nje vend i pasur, i varferuar »,
Viktime e fqinjeve te saj…, e fuqive te medha…, dhe e vetvetes…
Shqipria eshte nje vende qe ka nje bregdet mahnites, shum natyral e pak te eger, çdo gje eshte origjinale…, gjithashtu shqiperia ka nje pasuri patrimuan…, nje prejardhje e kulture te lashte, qe vertetohet nga qyteterimi ilirjan…pershembull..
· Kemi qytetin e Sarandes qe ka Butrintin qe eshte ndertuar rreth shekullit IV deri V te eres sone, dhe brenda Butrintit kemi mure qe jan ndertuar para heres sone…
· Kemi Himaren nje fshat i mrekullushem i pasur me kisha, Shen Panaja, Shen Todhri , Shen Nikola…
· Kemi Vloren ku ndoshet e ashtuquajtura, Uji i ftohte…, nje xhami e ndertuar qe nga 1542 e quajtur xhamia e Muratit, dhe Manastirin e Shen Marie Zvernec..
· Kemi Duresin dhe Amfiteartin e Apollonise, qe eshte ndertuar rreth shekullit II te eres sone…
Keshtu do vazhdoja akoma duke permendur Krujen, Beratin e te tjere…duke permendur origjinalitetin e . arshitektures shqiptare nje ndrethurje midis artit katolik e asaj islamik…
Por edhe pse egzistojne te gjitha keto, shqiperia mbetet nje vende i pa njohur per turistat…
Torizmi ka shume veshtiresi te zhvillohet ne shqiperi sepse qeferia shqiptare nuk e kultivon kete produkte, qe mund te behet lokomotiva e ekonomose shqiptare…
Turqia psh, nxjerr nga turizmi 30% e te ardhurave vjetore…por edhe kontribon ne zhvillimin e saj.
Qeferitaret tane thone, qe kurba e grafikut eshte ne rritje nga viti ne vit, ato thone, qe shqiperia ka nje numer prej 18 000 turistash çdo vit..
Kjo shifer me duket pak absurde sepse mendoj se te vetmit turiste, qe shkoj ne shqiperi, jan refugjatet, qe jetojne jashte shqiperise..
Nuk mendoj se ndonje turiste do te kishte deshire te udhetonte ne rruget tone, qe te vrasin brinjet e te prishin makinen…
A ka shteti jone nje buxhet qe ti kushtohet zhvillimit te turismit… ?
Kur politikanet tone thone qe, turismi eshte ne rritje nga dita ne dite, pse nuk kontribojne ne infrastrukturen e saj.. ?
Shqiptaret qe jetojne ne shqiperi, preferojne ti bejne pushimet ne Mal te Zi apo Turqi, sepse mendojne, se eshte me paster dhe me lire se sa, po ti kalojne keto pushime ne Sarande apo Himare…
« un aty kam gjetur nje histori shum te pasururuar
kujtime shum te bukura, krejtesisht te shkateruar… » Ismail Kadare
Turizmi
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me duket se patriotizmi thjesht modifikon realitetin. Ketu eshte folur per investimet gjermane ne Majorka, dhe eshte krahasuar Vlora me te. Kjo eshte thjesht teori, por turizmi behet ne praktike. Tek e fundit Dubai ishte nej shkretetire anes detit dhe u be perle boterore. Tek investimi rrotullohet gjithe puna. Si mund te ndertohet Vlora kur investimet i bejne vetem vendasit. Por edhe sikur te ndertohet beni gabim nese mendoni se mjafton bukuria per te terhequr nejrezit. Turzimi eshte art me vete dhe duhet pranuar me gjithe investime dhe fluks te huajsh. Vlonjatet nuk jane gati nga kjo ane edhe pse jane per tu admiruar per nacionalizmin e tyre. Kur shkon ne Vlore humbet 20 minuta per tu futur ne qytet sepse vlonjatet bejne xhiron me makine tek korisa e mesit. Nderkaq, kur Rudina Xhunga beri nje emision mbi turizmin 3 vjet me pare, nje nga vlonjatet u shpreh keshtu per turistet "une u ve pjaten pare, po deshen te hane, po s'deshen mos hane, nuk do u lepihem turisteve une". Ky eshte koncepti qe le turizmin prapa ore e minut. Pa llogaritur qe (me thene te drejten) ne Vlore ashtu si ne qytete te tjera akziston nje maskilizem i forte, me gra qe mbyllen neper shtepia (i kam pare me syte e mi) dhe diskoteka qe duhet te shkosh i shoqeruar. Nje nga faktoret me terheqes ne turizem eshte seksi. Nese femrat ruhen nga vellezerit dhe baballaret si te ishin robinja eshte e pamundur qe te ndertohet nje ambjent i hapur dhe i zhvilluar turistik.
Dmth shkurt hesapi, te flasim ne teori dime te gjithe, por praktikisht kush ben pushimet ne Shqiperi ose ne Vlore pohon me plot gojen se eshte bukur, por ka hedhur parate dem. Me po aq leke sa harxhon ne Vlore mund te shkosh ne Egjipt dhe te shohesh boten me sy ne hotele me 5 yje. Turizmi nuk behet me nacionalizem por me organizim dhe mikpritje nga vendasit. Dhe pa investim nga jashte nuk ka si te ndertohet as Vlora dhe as Shqiperia, kshtu qe Kakomeja dhe Vlora duhet te pranojne investimin e huaj per hir te zhvillimit turistik.
Keni te drejte
Jo ne Vlore,por edhe ne Durres e Sarande nuk e besoj qe t'ua pranoj stomaku degjenerimin te pakten edhe per nja 20 vjet.
Disa nordike, te cilat ishin per disa ore ne Sarande vitin e kaluar ,bene plazh nudo dhe u pataksen gjithe qytetaret e saj.Ore lereni turizmin elitar,por ne Shqiperi turizmi nuk ua ploteson normat elementare te pastertisemfurnizimit me H2O dhe elektricitet as bashkombasve nga Kosova e Maqedonia.Prandaj mbas nje periudhe te gjate mund te arrijme normat qe do turizmi.Une kam qene me pushime ne Majorka,por kur krahasoj turizmin atje me turizmin e varfer shqiptar them:Hane shan hane Bagdad.Jemi 100 vjet larg.
Prandaj ju jap shume te drejte per mendimet dhe problemet qe keni ngritur.
respekte
Re: Keni te drejte
Citim:jam plotesisht dakort dhe do ti shtoja edhe ligjin per token ku mjafton me kujtu Kakomene
Po citoj ato që tha IQVLORA
Jo ne Vlore,por edhe ne Durres e Sarande nuk e besoj qe t'ua pranoj stomaku degjenerimin te pakten edhe per nja 20 vjet.
Disa nordike, te cilat ishin per disa ore ne Sarande vitin e kaluar ,bene plazh nudo dhe u pataksen gjithe qytetaret e saj.Ore lereni turizmin elitar,por ne Shqiperi turizmi nuk ua ploteson normat elementare te pastertisemfurnizimit me H2O dhe elektricitet as bashkombasve nga Kosova e Maqedonia.Prandaj mbas nje periudhe te gjate mund te arrijme normat qe do turizmi.Une kam qene me pushime ne Majorka,por kur krahasoj turizmin atje me turizmin e varfer shqiptar them:Hane shan hane Bagdad.Jemi 100 vjet larg.
Prandaj ju jap shume te drejte per mendimet dhe problemet qe keni ngritur.
respekte
Turizmi, shqiptarët braktisin plazhet e vendit
13 Korrik 2007 @ 10:12 am · në Shtypi
Julian Llupo
Shekulli
12-07-2007
Shqipëria turistike jo vetëm që nuk po tërheq dot turistë të huaj, por edhe kërkesat në rritje për pushime të vendasve nuk po arrijnë që të plotësohen. Çmimet e larta, kufizimet në rritje të energjisë si edhe pastërtia e plazheve që lë shumë për të dëshiruar, mbeten disa nga faktorët që po largojnë pushuesit nga brigjet shqiptare. Kufizimet e energjisë në bregdet shkojnë në 5 deri në 6 orë në Durrës dhe Vlorë ndërsa në Sarandë kufizimet janë më të pakta, vetëm një orë në ditë. Në një kohë që në Shqipëri dihet varësia e ngushtë e ujit me energjinë, një situatë e tillë ka sjellë vështirësi të mëdha edhe në furnizimin me ujë. Biznese të ndryshme të fushës së hotelerisë dhe turizmit janë duke u përballur me kosto shtesë, që vijnë nga përdorimi i rritur i kondicionerëve. Por edhe gjeneratorët duket se nuk janë zgjidhja e duhur. Në kushtet kur temperaturat janë tepër të larta, pushimet tashmë për një pjesë të mirë të popullatës nuk mund të mendohen më pa ajër të kondicionuar dhe me dushe me orare sipas dëshirës së energjisë. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e pushuesve të mendojnë si alternativë më të mirë vendet fqinjë, që paraqesin çmime konkuruese por në radhë të parë ato nuk kanë probleme të furnizimit me energji apo të furnizimit me ujë. Destinacionet kryesore mbeten Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Kroacia, vende në të cilat edhe qarkullimi i qytetarëve është I lirë dhe me pak burokraci për viza apo leje kalimi. Ndërsa destinacionet e tjera mbeten për një pjesë më elitare të pushuesve të cilat kanë muindësi të marrin viza Shengen apo i zotërojnë ato që më parë.
Bien të ardhurat nga turizmi
Megjithëse krahasuar me eksportet, turizmi është një burim i konsiderueshëm i furnizimit të vendit me valutë, gjatë tre muajve të parë të këtij viti kemi një rënie të të ardhurave. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, eksporti i turizmit ka sjellë 170 milionë euro të ardhura, një shifër 15 për qind më e ulët se ajo e një viti më parë. Nga ana tjetër kemi një rritje të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, për udhëtime dhe për turizëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë shtetit rreth 177 milionë euro, ose sa 62 për qind të totalit të dërgesave nga emigrantët. Tashmë është vënë re edhe një fenomen i ri, gjatë periudhës së pushimve të verës ku Shqipëria përdoret si vend tranzit për të shkuar drejt fqinjëve sidomos nga emigrantët. Duke shfrytëzuar muajt e pushimeve emigrantët vijnë drejt familjeve të tyre, ndërkohë që pushimet i kalojnë në vendet fqinjë. Një fenomen i tillë është vërejtur në rritje gjatë viteve të fundit. Ky është edhe një nga faktorët kryesorë që me rritjen e numrit të vizitorëve që hyjnë në vend, kemi një rënie në të ardhura nga turizmi. Vëllimi i shpenzimeve për udhëtime, për tremujorin e parë 2007, vlerësohet rreth 6 për qind më i vogël, krahasuar me një vit më parë, si pasojë e rënies së koeficientëve vlerësues të ditë-qëndrimit (27 për qind) pavarësisht rritjes së lehtë të shpenzimeve ditore dhe numrit të udhëtarëve (9 për qind). Turizmi gjatë viteve të fundit, ka qenë një sektorët që ka zënë vendin e dytë pas remitancave, përsa i përket furnizimit të vendit me valutë dhe njëkohësisht mbylljes së deficitit korrent. Të ardhurat nga turizmi në një vit, janë rreth 2 herë më ta larta se ato të eksporteve, duke treguar se ky shërbim mbetet ende konkurrues, nëse krahasohet me mallrat që prodhohen në vend.
Rruga që përshkojnë turistët
Sipas pikave kufitare të hyrjes, fluksi më i madh i vizitorëve është në pikat kufitare të Qafë Thanës (22.3%), Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, (18.5%), dhe pika kufitare Muriqan (15.2%). Nëse i hreferohemi vizitorëve që kanë hyrë sipas nënshtetësisë, numrin më të madh e kanë vizitorët e ardhur nga Evropa, 71242 persona, ose 90%; Amerika, 4 871 persona, ose 6% dhe Azia, 2 271 persona, ose 3%. Në vizitorët e ardhur nga Evropa, numrin më të madh e kanë vizitorët e ardhur nga Maqedonia, me 15 111 persona, ose 21.2%; vizitorët nga Kosova, me 17.2% dhe Mali i Zi, me 14.7%.
Qafë Thanë, 7 500 pushues drejt Maqedonisë
Qafë Thanë – Një fluks i madh pushuesish vendas kalojnë kufirin duke i’u drejtuar plazheve të shteteve fqinjë si Turqi, Bullgari apo edhe në Maqedoni. Sipas evidencës zyrtare në doganën e Qafë Thanës vetëm këto 24 orët e fundit e kanë kaluar kufirin 7 500 pushues shqiptarë që preferojnë plazhet e fqinjëve duke braktisur turizmin vendas. Radha e veturave dje në Qafë Thanë shkonte deri në 3 km gjatësi. Një familje nga Elbasani për ka thënë se gjthmonë i ka bërë pushimet në Pogradec por këtë vit po i bëjmë në Maqedoni në brigjet e liqenit të Ohrit, sepse nuk mund të ketë turizëm me qiri siç po ndodh tek ne me kufizime drastike madje edhe për qytetet turistike nuk janë kursyer nga këto kufizime. Shumë vetura dhe autobuza kishin destinacion Turqinë. Mungesa e energjisë dhe e ujit të pijshëm në disa qytete turistike po i largon çdo ditë e më tepër pushuesit vendas në drejtim të plazheve të fqinjëve ku nuk mungon asgjë dhe çmimet janë shumë të arsyeshme. Edhe qyteti i Pogradecit që vitet e tjera kishte një numër të madh pushuesish vendas dhe të huaj këtë vit duket më i zymtë se asnjëherë tjetër. Në qytet kufizimet shkojnë deri në 4 orë ndërsa në fshatrat turistike në breg të liqenit energjia mungon deri në 8 orë në ditë. Shumë pronarë lokalesh luksoze dhe biznese janë të dëshpëruar sepse po falimentojnë përpara kësaj situate katastrofike siç e quajnë ata.
Numri i vizitorëve për 5 mujorin
Sipas Ministrisë së Turizmit, numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për periudhën janar-maj 2007 është 291.759 persona. Sipas këtyre shifrave, kemi një rritje prej 54 258 persona, ose 22.8% krahasuar me numrin e vizitorëve të hyrë për të njëjtën periudhë të vitit 2006. 76% e tyre kanë vizituar vendin për qëllim pushimi. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për muajin maj 2007, është 77 577 persona. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë vizitorë ditorë. Kemi një rritje të numrit të vizitorëve prej (16.3%) në muajin maj 2007, krahasuar me periudhën respektive të vitit 2006 dhe krahasuar me vitin 2005, kemi rritje prej 57%. Sipas mënyrës së udhëtimit, numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri, me rrugë tokësore është 52 875 persona (69%), e ndjekur nga vizitorët e hyrë me rrugë ajrore 18%.
turizmi
SHqiperia eshte nje vend shume i bukur , terreni i saj eshte mahnites saqe shume vende te botes do deshironin ta kishin nje terren te tille , ama kushtet per turizmin nuk jane , duke pasur nje vije te gjere bregdetore sic eshte e jona , shanset per turizem jane te shumta , por ama duhet nje rikonstruktim ne mase te plazheve edhe kampeve te pushime kudo qe jane .Higjena pastaj ne anen tjeter luan nje rol shume te rendesishem per turizmin ,keto mungesa bejne qe visitoret e huaj te shkojne ne vende te tjera sic jane , greqia , turqia , kroacia e te tjera qe keto kushte i ofrojne ne maksimum per visitoret , desha te them qe turizmi ne shqiperi eshte lene pas dore edhe nuk duket ndonje ndryshim i madh nder vite , ne kemi visitor por shume pak nga europe edhe vende te tjera te botes , ne shqiptaret kthehemi ne vendin tone sepse jemi emigrante jaste shteti edhe kethemi ne shtepine tone ne vendin tone edhe nuk jemi taman turista , megjithate meqe nuk kemi turista te tjere nuk ka problem se e bejme ne turizmin me zor , pershendetje
Të më falni ,por në këtë çështje po shkruaj pa i lexuar opinionet tuaja për arsye kohe të pamjaftueshme:
Turizmi duhet të jetë e ardhmja e shqipëris edhe duhet punuar me mëndë në këtë drejtim pasi janë miliarda që hidhen në këtë drejtim.
Një nga aspektet që duhen vrejtur me kujdes ështe edhe zbulimi i qyteteve të lashta shqiptare edhe ekspozimi i tyre..........Kujdes ...pasi këtu kemi edhe një brroçkull të trshëguar nga "mënyra e të menduarit komuist" nga ku qytetet e lashta para ardhjes së gjuhve latino-greke (shek 4 p e s)pra këto qytete quhen si të kulturave grekolatine.....edhe pse grekolatinët nuk kishin lindur akoma atëher:Turisti që do vij në shqipëri do doj të shikoj traditën edhe kulturën e lashtë shqiptare e cila nuk mungon?Po të gjendej faltoria e Dodonit rrezë malit tomorrë e njohura nga Homeri edhe antikiteti atëher e gjith bota do donte ta shikonte nga afër atë edhe traditat e pellazgëve shqipfols.....përshëndetje
Citim:
Po citoj ato që tha partia mbi te gjitha
Të më falni ,por në këtë çështje po shkruaj pa i lexuar opinionet tuaja për arsye kohe të pamjaftueshme:
Turizmi duhet të jetë e ardhmja e shqipëris edhe duhet punuar me mëndë në këtë drejtim pasi janë miliarda që hidhen në këtë drejtim.
Një nga aspektet që duhen vrejtur me kujdes ështe edhe zbulimi i qyteteve të lashta shqiptare edhe ekspozimi i tyre..........Kujdes ...pasi këtu kemi edhe një brroçkull të trshëguar nga "mënyra e të menduarit komuist" nga ku qytetet e lashta para ardhjes së gjuhve latino-greke (shek 4 p e s)pra këto qytete quhen si të kulturave grekolatine.....edhe pse grekolatinët nuk kishin lindur akoma atëher:Turisti që do vij në shqipëri do doj të shikoj traditën edhe kulturën e lashtë shqiptare e cila nuk mungon?Po të gjendej faltoria e Dodonit rrezë malit tomorrë e njohura nga Homeri edhe antikiteti atëher e gjith bota do donte ta shikonte nga afër atë edhe traditat e pellazgëve shqipfols.....përshëndetje
po kontinenti,kështu është?Imagjino edhe rrugën egnantia e cila edhe përse duhet si e re ajo ka qënë shtegë kalim pellazgësh nga azia drejtë evropës.......çmirësira do i sillnin turizmit edhe mirqënies shqiptare.....më e rëndësishmja .....ç do ju linim mbasë fëmijve tanë?por kokat e lashtënjohsve shqiptarë na kanë zbuluar 5% nga Apollonia ....në 100 vjet punë...sepse sipër saj dihesh se erdhën grekolatinët ...edhe vetëm shtresa e sipërme është gërrmuar?Po kujtoj Strabonin që jihet si më reali i antikitetit i cili na flet për zonën përreth faltores:....kuptimishtë...jo fjalë për fjalë.
"Më parë këtu banonte një popullsi e madhe ...ndërsa sotë ndërtesat janë shkatërruar edhe duken vëtëm vjetërsirat e tyre...për pak sa nuk u shkatërrua edhe e shumë dëgjuara faltoria e Dodoni të cilën e ndërtuan pellazgët"
Pra imagjino se çkulturë pellazge ka mali i Tomorrit.....kurse të mënçurit tanë zbulojnë qyrtetrimet greko latine........pas 2000 vjetësh Durrsi po të gërrohet do vrejnë se 50% e pjesës së sipërme do jenë pallatet edhe vilat që ndërtohen mbi themelet e vjetra.....kështu edhe 5% mbi Apolloni?
----------Ky turizmi yne do vetem tre gjera te thjeshta ;
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.