Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Roi datë 01 Shtator 2009 - 03:05:

Nderkohe qe ne Shqiperi rritja ekonomike vertitet diku aty rreth 10%....nder me te lartat ne bote me siguri,por me sa duket nuk eshte flori cdo gje qe shkelqen !


Postuar nga Tulipani datë 01 Shtator 2009 - 03:17:

Jo Roi 10 % e me shume eshte rritja ekonomike e nje rrethi te ngushte. Fundja statistikat ne si Shqiperi na dalin tamam vec po ti relacionojme me ta


Postuar nga Roi datë 01 Shtator 2009 - 03:32:

Rritja e ketij rrethit te ngushte ka mundesi te jete rreth 60-70%,e relacionuar me popullin e thjeshte del rreth 10%,se n'dryshe s'ka mundesi tjeter...


Postuar nga BIONDIA datë 05 Tetor 2009 - 16:02:

Studimi i ISHP-së: Një në 10 fëmijë, të kequshqyer
Shekulli Online |


TIRANË- Vdekshmëri e lartë dhe fëmijë të kequshqyer. Këto janë dy nga problemet kryesore që nxjerr në pah studimi i fundit i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas studimit, një në 10 fëmijë rezultojnë të jenë të kequshqyer. Ndonëse krahasuar me vite më parë, specialistët vënë re rënie të qëndrueshme të kequshqyerjes, sërish gjatësia për moshë që është një nga këta tregues lë për të dëshiruar.

Më tej, studimi nënvizon se treguesi i vdekshmërisë foshnjore aktuale në Shqipëri shkon nga 16 deri në 18 në 1000 lindje të realizuara, ndërkohë që 10 vite më parë vdekshmëria ka qenë 25 për 1000 lindje.
Specialistët thonë se nuk jemi shumë larg krahasuar me indikatorët zyrtare, por pranojnë se ka ende shumë për të bërë.
Në prezantimin e studimit ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili e ka quajtur këtë një studim serioz, të parin të bërë në këtë fushë dhe që duhet përgëzuar.



Postuar nga Deb* datë 05 Tetor 2009 - 18:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Nuk di nese keta femije, kjo familje ka me shume te drejte se ne ti kerkoje shtetit shqiptar perse per tu ndertuar(vjedhur) rruge gjehen miliona dollare e perse per nje program per te pastrehet e per kete shtrese sociale nuk gjehen as 2 qindarka?


 


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:06:

Kolorado, alarm per shpetimin e 6-vjecarit

Autoritetet jane duke u perpjekur per te shpetuar nje djale 6 vjecar i cili eshte ngjitur ne nje balone te ndertuar nga prinderit e tij dhe ka fluturuar ne ajer ne lindje te Kolorados.
Familja e djalit e ka ndertuar mjetin fluturues ne shtepine e tyre ne Fossil Ridge Road ne Fort Collins.

Familja e ka pershkruar strukturen e mjetit si nje disk fluturues.

“Jemi duke u perpjekur per te percaktuar menyren me te mire per te vepruar”, eshte shprehur nje prej pergjegjesve te grupit te shpetimit.

Shikojeni si e pershkruajn kete lajm keta te topit, 6 vjecar i vetem ne qiell ,,,

marr nga http://www.top-channel.tv


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:40:

Kolorado, bie balona, mungon 6-vjecari

Autoritetet jane vene ne alarm per shpetimin e nje djali 6 vjecar qe sipas deshmitareve kishte hipur i vetem ne nje balone te ndertuar ne shtepi nga prinderit e tij, ne Kolorado te SHBA-ve.
Pasi eshte ngritur ne ajer, balona ka rene ne nje zone larg baneses se femijes, por brenda saj nuk eshte gjetur gjurme nga vogelushi.

Nderkohe po vijojne kerkimet per gjetjen e tij.

Familja e djalit e ka ndertuar mjetin fluturues ne shtepine e tyre ne Fossil Ridge Road ne Fort Collins. Familja e ka pershkruar strukturen e mjetit si nje disk fluturues.


marr nga http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=164986&ref=fb


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2009 - 01:51:

Smoker, mos e merr per keq, por ky lajm eshte nje aksident i thjeshte. Nuk ka asgje prekese per opinionin publik. Madje personalisht them se s'me intereson fare bie apo nuk bie nje kalama nga pema, balona apo fiku. Ka plot evente me te rendesishme dhe nuk jane aksidente, por pasoja te varferise dhe pamundesise qe bien mbi njerez te pafajshem.

Edhe ne Indonezi mund te kete rene ndonje femije nga ballkoni sot...


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:58:

Ke te drejte por , mua me terhoqi si lajm sepse thoshte "6 vjecar i vetem ne qiell" mua mu duk si dicka jo normale , por kur e lexova pash qe eshte vetem nje aksident. Dhe un ne fakt e postova vetem per te treguar se i e bejn lajmin dramatik keta te topit.


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2009 - 02:07:

Se mos vetem ata.

Idiotet e Shekullit nxorren lajm "Madona zihet per flokesh me Lady Gaga ne televizor". Kur hap lajmin ishin thjesht dy gra qe benin si Madona dhe Lady Gaga per shaka.

Gazetaria shqiptare eshte per tu hedhur ne plehra 90%. Perserisin lajmin 2-3 here brenda tekstit, pilotohen nga lart, kane gabime ortografike (me shumice), dhe lajmet vazhdojne te jene plot me njoftime qeveritare dhe ministrore (KOMPLET si ne kohe te Enverit). Nuk kalon nje vizite ministrash pa u transmetuar ne lajme, nje hap i kryeministrit, etj.

Dhe me e keqja: Italia ka filluar ti ngjaje. Lajmet e para jane gati gjithmone mbi politiken politikanet. Dhe mbyllen me lajme idiote nga bota si ky qe transmeton Topi.


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.