Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 27 Janar 2010 - 21:27:

Ai te puth ku te duash ti qe te rrije ne pushtet. Respekton cilindo, mjafton ti japesh mundesi me u be minister dhe me be leke. Imagjino qe tradhetoi shoket e vet dhe prishi partine per tu bere minister.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Janar 2010 - 21:36:

Ai eshte fiks PUSHTetar i lindur ...


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 28 Janar 2010 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ai te puth ku te duash ti qe te rrije ne pushtet. Respekton cilindo, mjafton ti japesh mundesi me u be minister dhe me be leke. Imagjino qe tradhetoi shoket e vet dhe prishi partine per tu bere minister.



Per I.Meten e ke fjalen ?

Mos harro ai vjen nga Pakti Nano Meta Berisha ,kundra Edi Rames ,nuk ka tradhtu ashtu i thane ashtu beri ...


Postuar nga Fajtori datë 28 Janar 2010 - 02:23:

Ai tradhetoi shoket e vet njehere. Pellumb Xhufi ishte ambasador ne Itali (nga me te miret) dhe la detyren qe te bashkohej me Ilir Meten. Ilir Meta e tradhetoi qe te bashkohej me Sali Berishen. Mos llogarisim tradhetine e mijera votave qe degjuan fushate kunder Sales dhe gjeten votat me Salen.

Deri tani njerez si Pellumb Xhufi jane me konsistente se Nano, Meta dhe Berisha te marre bashke. Por nuk eshte ne parlament, siç nuk jane shume te tjere qe do i duheshin parlamentit.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 28 Janar 2010 - 02:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ai tradhetoi shoket e vet njehere. Pellumb Xhufi ishte ambasador ne Itali (nga me te miret) dhe la detyren qe te bashkohej me Ilir Meten. Ilir Meta e tradhetoi qe te bashkohej me Sali Berishen. Mos llogarisim tradhetine e mijera votave qe degjuan fushate kunder Sales dhe gjeten votat me Salen.

Deri tani njerez si Pellumb Xhufi jane me konsistente se Nano, Meta dhe Berisha te marre bashke. Por nuk eshte ne parlament, siç nuk jane shume te tjere qe do i duheshin parlamentit.





Guret e Shahut i luan R.Alia ,cthot ai behet ,dhe Teatrin dhe aktoret ,i jep ai rolet ....


Postuar nga Piktor datë 28 Janar 2010 - 02:35:

Kam shume rrespekt per profesor Xhufin dhe akoma nuk e kuptoj pse u largua nga Lsi-ja.
Nje gje tjeter eshte vertet per tu habitur fakti qe shume persona u lraguan nga Berisha dhe sot jane te bashkuar me te, Pollo, Neritani etj perjashto ate qe nga repubilkan u be zogist.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 28 Janar 2010 - 02:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Kam shume rrespekt per profesor Xhufin dhe akoma nuk e kuptoj pse u largua nga Lsi-ja.
Nje gje tjeter eshte vertet per tu habitur fakti qe shume persona u lraguan nga Berisha dhe sot jane te bashkuar me te, Pollo, Neritani etj perjashto ate qe nga repubilkan u be zogist.



Kam pasur rastin ta njohe dhe te shikoj dhe televizion ,ne shume ceshtje ,eshte shume i pregatitur ...

Po cte bejme kur teatrin e drejton tjeter njeri .....Ska mundesi qe shahen me liber familje dhe prap bashke jane , eshte nje thenie ,je me ne ne tavoline ,o do hash me ne ,o ka ato zhelet dhe dil jashtttttt ...........


Postuar nga Piktor datë 28 Janar 2010 - 02:54:

Meqe po flasim per profesorin.
Nje here ne nje tv po diskutohej per historine dhe ndersa po flisnin profesor Xhufi hapi librin e historise dhe tha- po ju kot i shani maqedonasit per enciklopedine kur e keni shkruar vete ne liber te historise se shqiptaret dolen nga malet aty nga shekulli i XI-te ... etj.

Nejse me erdhi per te qeshur me vone nje dite tjeter , ne nje tjeter tv nje nga bashkbiseduesit bente show sikurse ishte zbulim i tiji.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 28 Janar 2010 - 05:48:

Alfredi nga Fushë-Kruja, piloti i Ferrarit të Formula 1, pushton median e botës. Vetëm se makina është prej guri dhe janë dashur 6 muaj për ta ndërtuar


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 28 Janar 2010 - 18:01:

Tiranë, Ambasadori i KE Lohan: Riktheni demokracinë në Kuvend

TIRANE - Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Helmuth Lohan bëri thirrje sot që të vihet në funskionim demokracia parlamentare. Në një aktivitet të organizuar në Tiranë në lidhje me reformat për integrimin e vendit, diplomati i KE Lohan tha se funskionimi i plotë i demokracisë në të gjitha hallkat e saj është i rëndësishëm për vendin dhe integrimin.

Diplomati Lohan njoftoi se Bashkimi europian është në fazën e përgatitjes së opinionit për Shqipërinë ndaj u bëri thirrje liderëve politikë të vendosin në funskionim demokracinë parlamentare dhe të përcaktojnë prioritetet konkrete të vendit me qëllim përmbushjen e reformave.

Ambasadori i KE nuk foli në terma konkretë në lidhje me aktualitetin politik në vend por tha se të dy palët kanë përgjegjësi për rivendosjen e demokracisë në Kuvend. (Lajmifundit)


Postuar nga sarandaebukur datë 28 Janar 2010 - 21:10:

Hi Air-Force-One.. si je.. te degjofsha te miren...

Sa per ambasadorin ma ha mendja se e ka fute ne thes... Saliu ..si Doris Pak... Shqiperise i mungojne politkanet e vertete.. Po te jete i vertete Sala pse nuk i hap kutite dhe ti thote.. bujrum ja ku i keni ..po sja mba se i dalin vjedhjet qe bene .. dhe pika e dyte...ka dhe krahet e ngrohta nga Amerika ..

Mjere populli qe ka 20 vjt ne krize... po mbase do Zoti////????//dicka do te behet

Pershendetje


Postuar nga sarandaebukur datë 28 Janar 2010 - 22:05:

TIRANË- Partia Demokratike e ka cilësuar sot deputeten socialiste Arta Dade, kumbaren e organizatës “ Hakmarrja për Drejtësi” dhe si rrjedhim prandaj edhe kërkoi përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli deklaroi sot në një konferencë për shtyp se “ PD disponon prova të qarta që fakton se Arta Dade dhe familja e saj është e lidhur me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale atë të “ Hakmarrjes për Drejtësi”.

“Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden, në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës, të cilët kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës”, deklaroi Mëhilli. 
(e.n/BalkanWeb)


Postuar nga Petter datë 28 Janar 2010 - 22:34:

Atehere kur keta kan keto prova kunder nje personi, dhe aq me shume nje deputeti, pse nuk ja paraqisin prokurorise?


Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 00:30:

Kreu i PS-së, Edi Rama ka dalë në këto momente në një konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. "Rezoluta e miratuar nga KiE pak minuta më parë tregoi se Shqipëria është në krizë poltike, e cila gjendet në kutitë e votimit. Jemi gati të dialogojmë por pa hequr dorë nga bojkoti", u shpreh ai.
FJALA E PLOTE E RAMES NE KONFERENCE
I zhytur përditë e më shumë në batakun e një krize që e ka shkaktuar vetë, Sali Berisha ka nisur prej disa ditësh një nga sulmet e tij rrugaçërore ndaj Partisë Socialiste.



Pikërisht dje, kur duhet t'u kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë.



Ndërsa sot, Sali Berisha nxori gjuhën për të ndotur me baltën e akuzave të tij kriminale Sekretaren Ndërkombëtare të partisë për faktin se po dëshmon në Këshillin e Europës të vërtetën e hidhur të krizës së demokracisë në Shqipëri.



Padyshim që një tjetër padi e pret për akuzat e sotme ndaj Arta Dades në prokurori e në gjykatë.



Sali Toptani nuk njeh kufi në paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur në llumin e padrejtësive.



Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysëm fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para popullit për t'i bërë gjyqin e shpifur të rradhës opozitës.



Protesta dhe vetëm protesta meriton pushteti i paskrupullt i këtij Esat Toptani të veshur me dopiopet që pushtetin e do vetëm për të sunduar, përfituar dhe përvetësuar duke e çuar korrupsionin deri në nivel katastrofash kombëtare si në Gërdec, Kalimash, Fierzë apo ndjellur fatkeqësi të pariparueshme për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë nismës së kësaj opozite. Të cilën Sali Berisha duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se as e nënshtron dot duke e sulmuar si i marrë, as e blen dot duke ofruar thasë parash të pista, as e shkurajon dot duke bashkëpunuar me njerëz të veçantë që flasin në emër të opozitës me gjuhën e Saliut.



Rezoluta e Këshillit të Europës e miratuar pak orë më parë është e qartë: Shqipëria është në krizë politike. Kriza për ne është brenda në kutitë e votimit. Ne jemi gati të dialogojmë qysh nesër për zgjidhjen e krizës. Por ne nuk do të heqim dorë as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.



I falënderoj në emër të PS dhe të gjithë popullit opozitar, të gjitha grupet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për mbështetjen që i dhanë vendit duke vënë gishtin në plagë përmes miratimit të rezolutës së sotme dhe rrëzimit të amendamenteve vulgare të Partisë Demokratike. Ato po, ishin një sjellje politike që e turpëron Shqipërinë në tempullin e demokracisë europiane.



Mirëpresim njëkohësisht përfshirjen e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës siç thotë edhe Rezoluta.



Beteja jonë për demokracinë vazhdon sot edhe me më shumë bindje e forcë se dje.


Gazeta Shekulli


Postuar nga shelgu datë 29 Janar 2010 - 01:55:

Ma zi nuk ka si bahet.

Keshtu thoshte ai shefi i NSHFPse


Postuar nga Fajtori datë 29 Janar 2010 - 02:22:

Ec aty...

Asambleja e keshillit te Evropes hedh poshte 7 nga 10 amendamentet e shitur te Sales.

Sala kishte kerkuar qe Shqiperia mos te konsiderohej ne krize politike. Evropa e ka hedhur poshte.

Evropa ka kerkuar qe parlamenti te hape hetim per zgjedhjet dhe ka kerkuar qe PS te ndaloje bojkotin perfundimisht e te bashkepunoje ne ngritjen e grupit hetimor te zgjedhjeve.


Thoni si te doni por Edi Rama, qe shumica e quajti te çmendur, arriti qellimin final te ngritjes se krizes ne nivele Evropiane. Tani klani Nano-Meta-Berisha nuk e injoron dot me, siç ka tentuar te beje duke derguar amendamente qe injorojne realitetin. Realiteti eshte qe partia me e votuar kerkon rinumerimin e votave dhe grupi qe ka kapur pushtetin nuk e pranon.


Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 04:10:

Grupi qe ka kapur pushtetin se besoje ta kete te gjate mandatin...durim deri ne qershor...


Postuar nga sarandaebukur datë 30 Janar 2010 - 18:28:

TIRANË-

Qeveri teknike dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme, brenda vitit. Me këtë deklaratë ka dalë sot Partia Demokristiane, e cila ka bërë përgjegjës për krizën politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi, kreun e qeverisë, Sali Berisha.

Gjatë një konference për mediat, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka theksuar se mbështet dialogun politik mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.

"Prej 7 muajsh vendi ndodhet ne krize politike dhe ekonomike, shkaktar i të cilës është kryeministri i vendit, Sali Berisha që kërkon të qëndrojë në pushtet me çdo kusht duke mos përfillur vullnetin e zgjedhësve"- tha ai.

Ndoka ka theksuar më tej se në këtë moment duhet hetimi i zgjedhjeve, numërimi i votave dhe largimi i Berishës. "Nevojitet konsensus politik për krijimin e një qeverie teknike dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme brenda vitit"- përfundoi ai.

Gazeta Shekulli


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Janar 2010 - 18:40:

Via dai porno per combattere pedofilia

L’Australia è da sempre in prima linea nella lotta alla pornografia, alle molte misure volute dal Governo per limitarne l’uso se ne aggiunge un’altra. Una legge appena introdotta vieta la diffusione di film pornografici con attrici dai seni piccoli, perché potrebbero istigare alla pedofilia. La misura fa gi_ discutere, c’è chi la trova discriminatoria e poco intelligente.

Che il Governo di Camberra sia da sempre schierato contro la pornografia non è una novit_. Il primo disegno di legge (rimasto tale) atto ad oscurare il materiale osceno sulla Rete risale al 2003 e durante lo scorso mese di dicembre il Senato ha rilanciato la questione. Reporters Sans Frontieres, associazione internazionale per la libert_ di stampa e contro le censure, lo scorso mese di marzo aveva inserito l’Australia nella lista dei paesi “sotto osservazione”. Il 20 gennaio 2010 è stata approvata una legge secondo la quale i film etichettati come “R-Rated”, quei film che da noi sono accompagnati dal classico bollino giallo e che i minori dovrebbero vedere in presenza di un adulto, sono da considerare come pornografici, almeno per i bambini che vivono nel Paese dei canguri. Ieri una nuova legge mirata a vietare la diffusione dei film pornografici nei quali appaiono donne con seni poco prominenti, poiché secondo il Senatore Joyce istigano alla pedofilia.

Fiona Patten, dell’ “Australian Sex Party” (partito che inneggia alla libert_ sessuale) alza la voce e ritiene che le donne australiane ricorrano sempre di più all’ausilio del silicone anche perché si sentono discriminate da leggi simili. Sul sito del partito oggi appare l’immagine “spiacenti, oggi niente internet”, proprio in relazione a questa legge ritenuta poco lungimirante e troppo discriminatoria. Gli internauti, non solo australiani, che hanno commentato online questa notizia si schierano quasi tutti contro questa decisione.

Non ci sono solo i seni nella legge che si estende anche ai film in cui le donne eiaculano (genere chiamato “squirting”) e gli australiani si chiedono come questo tipo di pornografia possa incentivare la pedofilia.

Ec aty .................... silikoni vu .......... duhet me gjet ndonje klinike qe eshte kuotuar ne stock market dhe te blejme ca aksione ...................... :aha :aha


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2010 - 01:10:

Nuk jemi tek nenforumi i gjuheve te huaja me duket...


Postuar nga AndreaPirelli datë 31 Janar 2010 - 01:40:

Deeeebbbbbbbbb ............ google translate .............. please ...... .


Postuar nga Deb* datë 31 Janar 2010 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Deeeebbbbbbbbb ............ google translate .............. please ...... .

Ja ku e ke google translate. Beje vet.
Nje keshille.
Me shkurt i bie ta perkthesh se korrigjosh.

http://translate.google.com/#it|sq|


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2010 - 02:01:

Keshilla praktike

Mjafton te postohen ne teme tjeter, brenda nenforumit te italishtes dhe s'ka nevoje per perkthim (dhe lexohet njesoj nga ata qe dine italisht).


Postuar nga AndreaPirelli datë 31 Janar 2010 - 08:42:

Eshte fejuar Xhemi Shehu .................... :aha :aha :aha


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 16:29:

Tirane, vrasje tek "Xhamlliku"

31/01/2010 18:05

Shtetasi Armando Hasani eshte ekzekutuar nga xhaxhai i gruas se tij ne afersi te baneses.

Sipas policise shkak eshte bere martesa e viktimes me mbesen e vrasesit, e cila ishte kundeshtuar nga familja qe prej nje viti.

Pas nje konflikti te gjate mes dy familjeve per te prishur martesen, Albert Dashi 35 vjec, xhaxhai i vajzes ka nderrmare edhe ekzekutimin e dhenderrit te tij.

Per vrasesin policia ka vene nje shperblim prej 10 milione lekesh per cdo lloj informacioni.

--------------------------

Ja kush jane shqiptaret. Konflikti nuk ishte mes dy personave, por mes familjeve.
Burimi i krimit: familja.
Konflikti: meshkujt qe vendosin me ke do martohet femra.


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 16:51:

Skenar filmi apo realitet

Vidohove (Devoll)

Tre vëllezër mbeten viktima të plumbave të lëshuara nga një 40-vjeçar, teksa dy prej tyre vdesin në çast, ndërsa i vogli vdiq sot ne spital.

Nga hetimet paraprake rezultoi se Besim Karaj kishte konflikt me njërin prej vëllezërve, konkretisht me Taulantin, pas një lidhje të fshehtë që ky kishte patur me gruan e Besimit.

Pas zbulimit te tradhetise bashkeshortore, Besimi dhe bashkeshortja nisen procedurat e divorcit. Kjo e fundit kerkoi edhe mbrojtje nga policia. Por me pas çifti u pajtua dhe Besim Karaj i kerkoi ish-te dashurit te gruas se tij nje shume prej 8 milione lekesh te vjetra. Behet fjale per gjobevenie te cilen tre vellezerit e kane pranuar dhe kane dhene edhe 3 mije euro, por me pas kane kundershtuar. Parate e paleve siguroheshin nga nxjerrja ilegale e klandestineve ne Greqi.

Diten e ngjarjes kishin shkuar ne zonen ku jetonte Besim Karaj per t’u konfliktuar. Ata shkuan ne lokalin ku qendronte autori i vrasjes i cili me pas ka marre nje arme zjarri kallashnikov dhe ka qelluar mbi vellezerit.

Deshmitaret ne vendngjarje i thane policise se Besimi ka qendruar gjate ne vendngjarje duke kercenuar cdo person qe donte t’u shkonte ne ndihme viktimave te tij. Pak para mberritjes se policise ai u largua ne drejtim te kufirit grek qe ndodhet vetem pak minuta larg.

-----------------------------

Seria: meshkuj qe ruajne nderin me kallash... ose e blejne ate me leke.


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 17:06:

Bilanci i 7 diteve:

Tre persona ekzekutohen ne nje lokal ne Durres.

Tre vellezer ekzekutohen ne Devoll.

Nje djale ekzekutohet ne Tirane nga xhaxhai i gruas.

Nje 19 vjeçar nga Kavaja vritet nga nje moshatar kuksian, i cili i ngul nje doreze hekuri ne qafe (Golem).


Nderkohe edhe ne Cuneo (Itali) dy shqiptare jane zene per nje femer. Njeri plagoset dhe tashme gjendet ne spital.

-------

Nqs kam harruar ndonje me ndihmoni se nuk i njoh gjithe vrasjet. Nuk kam futur as grabitjet me maska (njera ne Babrru), etj.


Postuar nga Roi datë 01 Shkurt 2010 - 19:09:

Re: Skenar filmi apo realitet

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vidohove (Devoll)

Tre vëllezër mbeten viktima të plumbave të lëshuara nga një 40-vjeçar, teksa dy prej tyre vdesin në çast, ndërsa i vogli vdiq sot ne spital.

Nga hetimet paraprake rezultoi se Besim Karaj kishte konflikt me njërin prej vëllezërve, konkretisht me Taulantin, pas një lidhje të fshehtë që ky kishte patur me gruan e Besimit.



Ky Besimi paska qene vertet....sic e thote edhe mbiemri i tij !!!


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 19:29:

UPDATE

Pogradec, sapo u mor vesh se nje 13 vjeçar eshte vrare sot me arme zjarri. Mendohet se ka qene aksident gjate lojes me arme mes femijesh.


Nderkaq, thuhet se mamaja e tre vellezerve te vrare ne Devoll eshte ne burg... Ajo kishte hedhur ne pus disa vjet me pare nje djale 7 vjeçar...


Postuar nga BIONDIA datë 01 Shkurt 2010 - 19:53:

Re: UPDATE

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Nderkaq, thuhet se mamaja e tre vellezerve te vrare ne Devoll eshte ne burg... Ajo kishte hedhur ne pus disa vjet me pare nje djale 7 vjeçar...



Po ka hedhur ne pus nipin e te dashurit te saj ...pastaj doli ne kjo tani burri i gruas i ka vene gjobe ketyre djemve 8 mije euro qe pretendonte qe keto i kishin ngrene kur ky i fundit shkonte me te shoqen ...fukarallek ,maskarallek ,kurvllik , e injorance e madhe ...ej bela


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 15:04:

.


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 19:12:

E fshehta e paqetes... Xhamlliku

Para dy ditesh ne Tirane u vra nje djale i dashuruar. Ishte xhaxhai i vajzes qe e vrau, sepse familja e saj nuk donte qe vajza te merrte ate djale. Por vajza tregon se vrasjen e ka nxitur dhe organizuar e ema e saj.

Fatjona Hasani 17 vjecare akuzoi sot në mesditë nënën e saj se së bashku me xhaxhain, Albert Dashi vrau bashkëshortin. Nëna ime është përgjegjëse për vrasjen e Armandos. Të dielën Armando doli të pijë një kafe. Nëna ime është parë së bashku me xhaxhain, dhe kanë thirrur Armandon të dalë jashtë. Pasi ka dalë dhe kane debatuar xhaxhai e ka vrarë me tre plumba burrin tim”, tregoi vajza në një lidhje direkte me emisionin.
17 vjecarja vazhdoi rrëfimin duke treguar se prindërit e saj, sidomos nëna kanë qënë kundër lidhjes së saj me Armandon dhe per kete e kishin kercenuar. “Unë kam denoncuar dhe më parë në polici se ma kishin kërcënuar burrin. Nëna ime nuk donte të vazhdohej kjo martesë. Ajo thirri xhaxhain dhe ja mbushi mëndjen se Armando më keqtrajton që më pas ky ta vriste”.

--------------------------------------------------
Ja pse duhet revolucioni shoqeror ne Shqiperi.

Femije te burgosur nga prindet... tregojuni vendin siç ben kjo vajze, qe tani do burgose mamane kriminele.


Postuar nga AndreaPirelli datë 03 Shkurt 2010 - 22:28:

Ca lloj pyke paska qene ky xhaxhai???????? Se OK te kishte qene kalamoni vet, nuk donte .............. ne nje fare menyre edhe mund ta kuptoj (jo jap te drejte - shenim i redaksise) ........... Po te kaloje jeten ne burg, dhe te rrezikoje edhe hakmarrje ndaj femijeve te vet/familjes se vete per mbesen??????????????????????????
Ahhh po ... harrova ....... ne shqiperi jetojne akoma ne koloni ............ :aha :aha


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2010 - 22:47:

Re: Re: UPDATE

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Po ka hedhur ne pus nipin e te dashurit te saj ...pastaj doli ne kjo tani burri i gruas i ka vene gjobe ketyre djemve 8 mije euro qe pretendonte qe keto i kishin ngrene kur ky i fundit shkonte me te shoqen ...fukarallek ,maskarallek ,kurvllik , e injorance e madhe ...ej bela



Nje nga djemte e vrare ka pasur 1 lidhje jashtemartesore me gruan e vrasesit.... ky i fundit kur e merr vesh tradhetine e te shoqes shkon te ai dhe i kerkon 8 milion lek. Merr nje pjese te parave dhe vazhdon i kerkon pjesen tjeter nderkohe viktima nuk pranon tja jap parate dhe vrasesi egzekuton me kallash djalin qe pati mardhenie me gruan e tij i dhe 2 vellezerit e tij.

Me nje fjali te vetme kafshe me fytyre njeriu


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2010 - 23:01:

Re: E fshehta e paqetes... Xhamlliku

[QUOTE] [i] Po citoj ato që tha Fajtori [/ i]

Ja pse duhet Revolucion shoqërore ne Shqiperi.
[/ QUOTE]

Faje kjo qe the ti me lart me kujtoj ket shprehjen ... Nese duam të civilizojme nje njeri, se pari duhet filluar nga gjyshja e tij" kuptojeni vete nashti


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 23:09:

She she...

Paskan filluar revoluzionet sociale te behen me pelqimin e gjyshes.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2010 - 23:11:

jo lejlek e kuptove wrong

e kisha fjalen duhen breza qe te kultivohet te pakteeen civilizimi


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 23:21:

Dmth harivari,

Ne vend te marrim lirine me zor nga prindet duhet te bindim gjyshen te na e jape?

Interesante.

Sa justifikime gjeni atje per te mos u perplasur me realitetin. Habitem.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2010 - 23:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ne vend te marrim lirine me zor nga prindet duhet te bindim gjyshen te na e jape?

Interesante.

Sa justifikime gjeni atje per te mos u perplasur me realitetin. Habitem.



o zogu kupton ti ca fla une ... spo flasim ketu per 10-30 % te popullsise por per 70shen qe jane injornance e kafsheri komplet .... duhen breza te ndryshojne ja kete po them


Postuar nga Fajtori datë 03 Shkurt 2010 - 23:32:

Me kafshet duhet sjelle si kafshe. Nuk ta fal njeri lirine, sidomos kafshet.


Postuar nga Piktor datë 03 Shkurt 2010 - 23:33:

He mo se njeriu me shpresa rron.
Angjel dil anej nga mejhonja me mire.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Shkurt 2010 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me kafshet duhet sjelle si kafshe.
Nuk ta fal njeri lirine, sidomos kafshet.



ke fol tamam si keta personazhet e kronikes se zeze qe folem me siper ... plumbi del me plumb



si dhe njeriu lind i lire, por e prangos kafsheria e injoranca e trasheguar


Postuar nga Fajtori datë 04 Shkurt 2010 - 03:25:

Te keqen e njohurive pacifiste. Cilin revolucion njeh qe eshte bere pa asnje viktime, pa plumba, pa shtenie, pa kurbane, pa demostrata, pa shembuj, pa histori?

E di mire cfare nenkupton nje revolucion apo mendon se fillon e mbaron te xhamlleku?

Revolucioni fillon brenda vetes, meqe se paske kuptuar. Ka te beje me ty, familjen, kulturen qe te kane dhene, permbysjen e nje grupi traditash. Apo mendon se keto gjera i perkasin vetem malokeve, katunareve, krimineleve, dhe lypsave ku ti nuk ben pjese?


Postuar nga AngelDevil datë 05 Shkurt 2010 - 01:24:

Librazhd, vret te emen me sepate

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne nje fshat te Librazhdit, ku nje burre ka vrare me sepate te emen e tij.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave autori i krimit ka plagosur me te njejten arme edhe te bijen e tij 14 vjecare.

Burimet saktesojne me tej se menjehere pas vrasjes ai u largua nga vendngjarja dhe shtojne se uniformat blu jane vene ne ndjekje te tij.

TCH


Postuar nga Roi datë 05 Shkurt 2010 - 04:25:

Raportuesi i Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Jaakko Laakso, tha dje në një intervistë për BBC-në, se bojkoti duhet të përfundojë. Por, ai shpreh shqetësimin se kriza politike mund të acarohet. Dhe, për të parandaluar këtë, në 22 shkurt në Shqipëri pritet të vijë delegacioni i KE, me qëllimin për të nxitur një klimë dialogu mes partive politike.

Cili është misioni konkret i vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës në Shqipëri?

Misioni ynë ka të bëjë me krizën politike në Shqipëri. Ne po përpiqemi të japim ndihmesën tonë për të inkurajuar fillimin e dialogut politik midis palëve kryesore si dhe për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me çështjen e bojkotimit të parlamentit. Çdo deputet që është zgjedhur, mund dhe duhet të japë kontributin e tij në Parlament.

Si mendoni se mund të ndodhë kjo? Ju po thoni se thjesht do të ofroni ndihmë që palët të arrijnë një zgjidhje, por kjo krizë vazhdon prej disa muajsh dhe palët nuk kanë treguar ndonjë shenjë se janë pranë kësaj zgjidhjeje.

Po, kriza politike po vazhdon dhe ne jemi të shqetësuar se kjo krizë politike mund të acarohet. Objektivi ynë kryesor është që, para së gjithash, të parandalojmë acarimin e situatës, dhe siç e përmenda, të ndihmojmë për fillimin e një dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbështesim përpjekjet e Presidentit Topi. Ne mendojmë se ai është ndërmjetësi kryesor, dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet ta mbështesin Presidentin. Ne mendojmë se do të jetë e nevojshme që të takohemi me përfaqësuesit e partive politike, jo thjesht që ata të kenë mundësinë të na sqarojnë se ku qëndron problemi dhe se çfarë idesh kanë për të gjetur një zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet të kemi edhe një takim të përbashkët me të gjitha forcat kryesore politike.

A mund të na thoni se si do të zgjidhet mungesa e përfaqësuesit të opozitës, për shkak të bojkotit, në delegacionin parlamentar nga Shqipëria në Asamblenë e Këshillit të Evropës?

Natyrisht që situata është problematike. Praktika është që delegacioni i secilit prej vendeve anëtare të Këshillit të Evropës përbëhet nga përfaqësues të koalicionit qeverisë dhe të opozitës. Problemi është se opozita shqiptare nuk përfaqësohet në delegacion. Ky është një ndër rezultatet e bojkotit. E vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë problem është që t’i jepet fund bojkotit dhe opozita të përfaqësohet në delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ashtu siç vepruam në sesionin e fundit, kur opozita nuk i ka përfaqësuesit e saj në një delegacion, ne duhet të shfrytëzojmë burime të tjera për t’u njohur me qëndrimin e opozitës. Kjo është arsyeja që sekretarja për marrëdhënie me jashtë në Partinë Socialiste u ftua të fliste para komisionit të monitorimit, në mënyrë që ne të njiheshim me qëndrimin e opozitës.

Gazeta Shqiptare



Po fillojme te behemi problem serioz per Evropen e cila po na sjell perfaqesuesit per te na thene boll u zute,futuni ne parlament tani se s'ka me lezet..po trashet muhabeti !!!
Tani na mungon vetem te na dergojne nipin e Princ Vidit !!


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 14:48:

Edhe ne te kaluaren opozita ka ndenjur jashte (qofte PD qofte PS) dhe si ka plasur Evropes.

Nese nuk gaboj ne gjykim, kesaj rradhe fitorja i takon Edi Rames, qe ngriti krizen politike ne nivel Europian dhe me kokefortesine e tij po merr pikerisht ate qe kerkoi, hetimin e zgjedhjeve (ose hapjen e kutive). Nese do ndodhe keshtu bravo i qofte. Por nga ana tjeter duhet pranuar qe Shqiperia po behet protektorat Europian, sepse politikanet tane qe gjoja punojne per Shqiperine shikojne vetem interesin per pushtet. Megjithate kete donin shqiptaret, te nderhynte Evropa, sepse kane me shume besim tek BE sesa tek politikanet e vet, dhe kjo eshte Evropa qe po nderhyn.

Kesaj rradhe edhe parlamenti eshte me i balanacuar, prandaj Salinit po i rreshket pushteti nga duart sado qe ka bere pakte te turpshme me Meten dhe Nanon.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 05 Shkurt 2010 - 22:05:

Re: Librazhd, vret te emen me sepate

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme ne nje fshat te Librazhdit, ku nje burre ka vrare me sepate te emen e tij.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave autori i krimit ka plagosur me te njejten arme edhe te bijen e tij 14 vjecare.

Burimet saktesojne me tej se menjehere pas vrasjes ai u largua nga vendngjarja dhe shtojne se uniformat blu jane vene ne ndjekje te tij.

TCH




AlbaniSTAN nje kafsheri qe po shohe ne rruget e Tiranes ,nje kryeqytet qe nuk mund ta krahasosh me asnje qytet ne Afrike ...

Njerzit qe jetojne ketu nuk ngjajne fare me nje Europian ,por nje fshatarsi e dukshme ,nuk mund te hysh ne nje zyre se te merret fryma nga ambjente ,te ndotura ,o Zot ku ju dhe se si po jetojne Shqipot..

Nuk mund te ecet ne Tirane asnje rruge nuk e ka emrin rruge ,por rugica ku plerat ,ujrat qe shkojne drejtime ,mes rruges , tregje si ne ate Turqine Aziatike ,pallate ku ,fije korenti te varura mes rrugve ,fytyra te bastarduar .........Nejseeee dhe e bukra e shikoj Tiranen nga nje ana tjeter siper ne makine ,nuk kam kontakt me plurin ,jetoj tek torre Drini po ,ju nuk jeni per ne Europe ....


e harrova Kafshe populllllllllllllll


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 22:59:

Nano në Opinion: Shumë gjëra kanë mbetur pa u thënë

Të enjten në mbrëmje, ora 21.00, Fatos Nano, një ndër personazhet më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit, rrëfen në "Opinion", jetën dhe karrierën e tij. Në intervistën e parë të këtij lloji, Nano ju përgjigjet në dy seri, shumë pikëpyetjeve dhe mistereve të këtyre 20 viteve:
Cila ishte fëmijëria e tij?
"Unë e kalova fëmijërinë dhe rininë në shtëpinë e sekuestruar nga pushteti i pasluftës të një tregtari këpucësh, për arsye se nuk kishte paguar tatimin e jashtëzakonshëm të luftës, nga Dibra"
Përse studioi për ekonomi?
"Jo, s’kam kërkuar Ekonomikun. Kërkova inxhinieri të rrymave të dobëta, elektronikën e kohës, kërkova shkenca politike"
Takimin e parë me Ramiz Alinë:
"Në momentet e para që i them tim eti që nesër më duhet të takoj Ramiz Alinë, ishte fundi i vitit 1989. Më thotë, ki kujdes djalë, sepse siç të kam thënë, nuk e lexon dot drejtpërdrejt...është skile."
Gjykimi për drejtuesin komunistë të kohës:
"Në këtë kohë, Ramiz Alia kishte shanset që t'i merrte vendimet më parë se sa të tjerët. Nuk i mori. Nuk ishte strateg, historia nuk e bëri lider, as komunist dhe ishte hezitant i dyzuar dhe i shmangej vendimeve strategjike."
Marrëdhëniet e prishura me Gjermani:
"Ishte që, merrni një vendim politik për të vendosur marrëdhëniet me Brukselin, ne do t’ju marrim për dore dhe do t’ju tregojmë se në cilën zyrë duhet të trokisni."
Fillimin e pluralizmit dhe përse nuk hyri në PD: "Pse, sepse unë kam qenë në themelimin e PD-së me studentët e mi. Se nuk mund të mos e jetoja këtë ngjarje unikale në historinë e vendit."
Ardhjen në krye të qeverisë në 25 shkurt 1991:
"Kur unë mora dosjen e kryeministrit në dorëzim, pashë që rezervat valutore të shtetit ishin vetëm 8 milionë dollarë."
Refuzimin për t’u bërë Kryetar i Ps dhe më pas pranimin: "Në Kongresin e Partisë zgjedhjet dhe propozimet për kryetar do të bëheshin pasdite. Në momentin që dola, më përcjell mamaja në korridor me lot në sy më thotë, bir në duart e kujt do të na lësh."
Të enjten në mbëmje, ora 21.00, Fatos Nano, një prej personazheve më të rëndësishme të Shqipërisë së 20 viteve të fundit, në pjesën e parë të rrëfimit të jetës së tij.
---------------------------------------------------------------------------------------------
Klan.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2010 - 17:27:

Zbulon aksidentalisht varrin masiv te komunizmit

Agroni, nje tregtar i vogel qe ka njezet vjet qe kerkon eshtrat e te atit te ekzekutuar nga regjimi komunist. Ne tetor-nentorin e vitit 2009, Agroni germoi prane nje baze ushtarake te njohur si reparti 313 prane fshatit Linze ne Dajt, ku zbuloi mbetjet e nentembedhjete njerezve.

Shqiperia eshte vendi i fundit ne Europen Lindore qe nuk i ka hapur ende arkivat e sherbimit sekret te kohes se komunizmit. Per pasoje, te dhena te sakta mbi te burgosurit politik te vrare nga regjimi nuk jane perpiluar ende.

Shoqatat e ish te burgosurve politike besojne se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjate regjimit komunist nga viti 1946 deri ne vitin 1991.

Nje debat vijon prej shume vitesh nese duhet apo jo te hapen arkivat e sherbimeve sekrete. Nderkohe, autoritetet shteterore nuk kane bere asgje per te ndihmuar familjaret e viktimave te gjejne eshtrat e te ekzekutuarve.

Shume ish te burgosur politike dhe familjare te viktimave besojne se bashkefajesia e elites politike dhe intelektuale te diteve tona dhe ish-udheheqesise komuniste do te thote se veshtire se do te kete ndonjehere nje proces te pavarur per te hedhur drite mbi krimet e nje prej diktaturave me brutale ne bote.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=174904&ref=fp


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2010 - 17:38:

Shqipëri: Aksidentet si bilanc lufte

Gjatë vitit 2009 në Shqipëri, mbi 300 persona humbën jetën vetëm si pasojë e shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor. Të dhënat zyrtare të policisë gjate vitit të kaluar bëjnë të ditur se kanë ndodhur gjithsej 1465 aksidente.

Numri më i madh i të aksidentuarve dhe viktimave i përket moshës 24 deri në 35 vjeç dhe mbi 80% e tyre ishin meshkuj.

Numri i aksidenteve të trafikut në Shqipëri është 3,5% më i lartë se në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.


http://www.telegrafi.com/?id=3&a=5429


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.