Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Tetor 2008 - 00:28:

Rekuiem gjate maratones

Do te desha te mund te ndaloj
edhe nje cast te vetem.
Nga trupi im te dal
Si i jashtem te meditoja per jeten.

Ky oqean cudish
mes dhimbjesh na u fal.
Here ftohte, here nxehte
kurre hapin nuk e ndal.

Koha te pushoje nuk di.
E si mund te ndalem une?
Te shoh brenda vetes,
keto nete pse nuk kam gjume.

Nje ritem ne vesh
Tik-taku i ores therret.
Nje maratone pacmim
per te mbaruar me mbet.

Cfare do te ndryshonte
nqs ndaloj kohen ne hapesire
dhe rrjedha e jetes
ndalon renien e lire?

Te paren shkalle te thyer,
hallken e dobet te zinxhirit magjik
qe me beri te tjetersoj
kater dimensionet e shpirtit unik.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.