Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga Piktor datë 12 Mars 2013 - 18:38:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Rrugen e ke nisur mire, Piktor, pra ate te kendveshtrimit dialektik, por pak me tej te ecesh ne kete rruge, do i kuptosh vetvetiu pastaj edhe ndryshimet midis helenve (henorve) dhe helenizmit (kultura mbizoteruese fetare ne Ellade asaj kohe, qe pranonte edhe kultet e tjera); do kuptosh edhe me mire ato mesime shkollore qe na flisnin per evolimet gjuhesore. Keshtu do kuprosh edhe me mire ato nacionalizmat pa buke qe jane perhapur sot si kerpudhat mbas shiut, por qe do te bien po ashtu shpejt, sic edhe rane fetaret, qe midis 1995 dhe 2010 flurorezonin si bikarbonati i natriumit kur e ndizte zysha e fizikes ne shkolle dikur.
Ndersa une robert them te mos perzihemi me nacionalizma e as te mos cytemi nga antinacionalizmi. Ki parasysh se kur shkruaj dicka ne keto tema nuk nisem aspak nga nacionalizmi si ide, pavarsisht se kur duhet te mbroj apo argumentoj mbi te shkuaren. Kuptohet se argumentet i perkasin te kaluares dhe duke e ditur mire se e kaluara jone historike perzihet me te shkuaren e popujve te tjere rreth e qark popullit tone. Nuk pretendoj kurrsesi te caktoj kufijte imagjinare qe ndoshta egzistonin nje here e nje kohe. Thjesht pasi nuk mund te percaktoj kufijte e nje fisi apo tribuje. Historia vjen apo trasmetohet sot tek ne nepermjet shkrimeve dhe tregimeve. Mirpo asokohe flas perpara shekullit te IX e tutje thelle ne historine antike., nuk behej fjale per shtete apo kombe por thjesht sic pranohet nga te gjithe studiuesit serioze. Por nga zoterime, mbreteri dhe perandori. Nisur nga sa pershkrova mesiper, gjera te thena e sterthena nga une edhe here te tjera argumentojne se nuk kam apo nuk egzistojne paragjykimet nacionaliste. Kaq per nacionalistat.
Tani te leme menjane nacionalizmin dhe te shtjellojme fakte historike qe hedhin drite mbi te shkuaren e gjuhes shqipe.
Etimologjia kjo arme e forte ne duart e nje gjuhetari ka argumentuar se gjuha shqipe eshte autoktone. Kur them arme e forte kam parasysh pagabueshmerine e saj duke bere analiza precise dhe egzakte dhe jo teorike apo eksperimentuese. Tani kur une shpreh kete e di fare mire se ky pohim eshte ushqim per nacionalistet qe jane gjithnje te uritur dhe te pangishem, ashtu sikurse sjell pershtjellim per te tjere qe kane te tjera ide mbi kete popull dhe gjuhe. Mua me mjafton kjo dhe kaq, ndersa nacionalistet e mi , e di se, as nuk ngopen me kaq dhe as u mjafton kjo.
Mesuesit e fillores na kane mesuar aq sa dinimn dhe kishin mundesi dhe nuk mund tu vihet faj per injorancen qe i mbeshtillte mungesa e studimeve shkencore dhe bashkohore, ashtu sic nuk mund te bej fajtor as injorantet qe u pregatiten nga ata apo ato.


Ps: sqaroj se termin injorant e perdor jo per ofendim por per mungese njohurish per te mos perdorur termin "padituri".


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.