Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Greqia është një Kleptokraci
Greqia është një kleptokraci dhe bankat bashkë me burokratët e bankës qëndërore europiane janë bashkëpunëtor.
Pavarsisht humbjeve financiare dhe analizave politike ndaj Greqisë, duket se asnjë nuk e ka vënë re të vërtetën: Greqia është një kleptokraci. Sa për një rifresikim sqarojmë termin e kleptokracisë dhe pyeteni veten nëse nuk i shkon për shtatë Greqisë.
{Kleptokraci, në alternativë cleptocracy ose kleptokrachy, nga Greqishtja e lashtë qëndronë për “hajdut” dhe “qeverisje”, është një term i aplikuar subjekteve qeveritare që kontrollojnë mashtrimet dhe avantazhohen nga korrupsioni i qeverisë për të rritur mirqënien personale dhe fuqinë politike të klasës drejtuese, me përvetësimin e fondeve shtetërore në dëm të popullatës, ndonjeher pa preteksin e një shërbimi të ndershëm. Termi do të thotë “qeverisur nga hajdutët”}
Një përshkrim klasik i kleptokracisë: Një elitë politike dhe financiare e cila përvetëson dhe përqëndron mirqënien e kombit me anë të korrupsionit, ndërkohë që mbrohen nga bashkpunëtorë, të cilët janë pjesë e autoriteteve civile dhe financiare.
Ja edhe dinamika e vërtet në Greqi: Kleptokracia – elita politike dhe financiare e vendit – pa një oportunitet të mrekullueshëm për të përvetësuar qindra miliarda euro me intersa super të ulëta nga bankat europiane, të cilat ishin të etura për investime.
Duke qënë kleptokrat, nuk kishin ndermend ndonjëherë të shlyenin borxhet nga xhepi i tyre prandaj shteti u detyrua ti drejtohej bankës qëndrore europiane dhe taksa paguesve Gjermanë, për të mos falimentuar.
Kleptokratët grekë e dinin që në fillim, se taksa paguesit Gjermanë, Hollandezë dhe Francezë ishin objektiva të lehtë, duke ditur shumë mirë që elita e Bashkimit Europian do të bëntë gjithcka për të shpëtuar Euron.
Ndërkohë bankat europiane po luanin një lojë të ngjashme. Ata e dinin që Greqia ishte drejt falimentimit sipas studimeve, por edhe cdo punëtor i bankave që ka jetuar në Greqi mund ta nuhaste kleptokracinë që po pushtonte kombin. Por bankat e dinin shumë mirë që mund të vinin në lojë burokratët europianë dhe bankën qëndrore europiane gjithashtu, sepse borxhet e Greqisë do të shlyeshin prej tyre.
Burokratët europianë u përgjigjën ashtu si pritej, duke vendosur në dispozicion të bankave qindra miliarda euro në formë borxhi ndaj Greqisë.
Bankat dhe kleptokracia greke janë si gruaja dhe dashnorja e një borgjezi që ka nevojë të ruaj një fasad morale të mirë. Kleptokratët si dashnorja, e dinë shumë mirë që mund të shëmbin të gjithë farsën dhe kur kërkojnë të holla (borxhe) nga i dashuri i tyre (banka qendrore euroipane), ai shfrynë dhe ankohet por ndërkohë plotëson cdo kërkesë, për të ruajtur fasadën delikate që rrezikon të shëmbet me gjith epërsinë e saj, si banka qëndrore europiane.
Gruaja ndërkoh kërkon pjesën e saj. Bankat kanë nevojë për lëshimin e borxheve se përndryshe rrezikojnë mos-shlyerjen ndaj kreditorëve të tyre, gjë që do ta bënte komunitetin europian të gjunjëzohej. Pra banka qëndrore as që e mendon të mos lëshoj këto borxhe.
Sistemi europian është prishur me kohë, por banka qëndrore dhe burokratët europianë tentojnë në mënyrë të dëshpëruar të mbajnë fasadën e tyre.
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.