Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga robert datë 29 Prill 2012 - 14:48:

I Ri, flm. per nderimin, gje kjo qe nuk ndodh thuajse fare ne ithtaret e besimit mysliman, ndaj atyre qe nuk puqen me besimin e tyre.
Persa i perket dyshimit si pune e djallit, nuk po zgjatem, sepse kjo teme eshte rrahur aq shume qysh prej mijra vitesh nga njeriu, sa nuk ka c'te sillet me ndonje gje e re.
Ndersa persa i perket frazes qe nenvizon me jeshile, si prove kjo qe nuk e kam lexuar Kuranin, po te sqaroj edhe nje here qe e kam lexuar dy here, heren e dyte me kujdes. Si Bibla e vjeter ashtu dhe Kurani e perserisin shume here tezen se eshte Zoti pergjegjes per gjithshka, edhe per veprat e keqiaja. Ja, une po te sjell shpejt disa pasazhe, por ne Kuran ka me shume; (fjalet ne kllapa jane nga shkruesi i Kuranit, duket ato nuk gjinden ne origjinalin arabisht, pra tek fjala e Muhametit): Sureti El Enfane, p.17, f.215:
Ju nuk i mbytet (ne te vertete) ata, po Allahu (me ndihmen qe ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (ne te vertete) kur i gjuajte ata, por Allahu (te ndihmoi) i gjuajti,...
Sureti El nahl, p.93, f.321: Sikur te deshironte Allahu do t'ju bente nje popull (ne nje fe), por (sipas dijes se Vet) Ai e le te humbur ate qe do, dhe e udhezon tjetrin qe do, e patjeter do pergjigjeni per ate qe vepruat.
F.323, p.107: ... e Allahu nuk udhezon njerezit jobesimtare.
P.108: te tille jane ata qe Allahu ua mbylli zemrat, degjimin dhe pamjen e tyre dhe te tille jane ata naivet.
Sureti El Kehf, p.57, f.346: ...Ne kemi vene mbi zemrat e tyre mbulese ne menyre qe te mos e kuptojne ate (kuranin), kurse ne veshet e tyre shurdhim, andaj edhe nese i therret ti ata ne rruge te drejte, ata si te tille nuk do te udhezohen kurre.
E kupton i Ri? Kurre! Sepse keshtu ka vendosur vete Allahu, ky Allah qe i thote keto edhe shume here te tjera ne Kuran, ky Allah qe thote se keta jobesimtare (talles te Muhametit) jane te shtyre nga Djalli, ky Allah qe thote se keta jobesimtare jane kokforte dhe si mosdegjues te Tij do perfundojne ne Ferr. E shikon i Ri, ti dyshove ne te verteten qe une te thashe, ate se une e kam lexuar Kuranin, dhe une te solla shpejt vetem pak prova per te te hequr dyshimin. Une ta hoqa dyshimin e Djallit ty, ndersa ti akoma nuk ke bere deri tani percapjen me te vogel te ma heqesh mua dyshimin, se Zoti nuk ka derguar libra (fjale) ne njerzit, sic pretendoni ju besimtaret e Kuranit apo Bibles. M.gjth. gjithe te mirat.


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.