Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Angela Merkel nuk eshte me "Gruaja me e fuqishme ne Bote"
Mbas kater viteve me rradhe, i duhej Angela Merkel ta "dorzonte" titullin tek Michelle Obama
Titulli jepet prej vlersimit te bere nga Ravista Amerikane "Forbes".
Te Merkuren, ne New York u shpall lista e Femrave me te "fuqishme" ne Bote
Lista udhehiqej nga Michelle Obama. Ne vend te dyte, Irene Rosenfeld Shefin e Superkoncernit te ushqimeve "Kraft". Ne vend te trete, Oprah Winfrey "Mbrete" e Talkshow. Ne vend te katert, Angela Merkel. Ne vend te peste, Hillary Clinton Minister e Jashtme e USA-se.
-Vjet, ishte Michelle Obama ne vend te 40-te-
Shenim: Ne 100 vendet e para, me shume se gjysma ishin nga Amerika!
Heidi Klum ne vend te 39-te.
PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Tanja Fajon
07.10.2010 : Sapo, Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.
Në senacën e paradites, PE kaloi në votim këtë raport, pas një diskutimi të gjatë të mbledhjes së një nate më parë. Me 538 vota pro dhe 47 kundër, ka gjetur miratim raporti për heqjen e vizave me vendin tonë dhe Bosnjen.
Re: PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Në senacën e paradites, PE kaloi në votim këtë raport, pas një diskutimi të gjatë të mbledhjes së një nate më parë. Me 538 vota pro dhe 47 kundër, ka gjetur miratim raporti për heqjen e vizave me vendin tonë dhe Bosnjen.
Gaddafi: Europa, do te shnderrohet, ne nje kohe, e gjitha ne Myslimane
Eshte mendimi i Gaddafit, dhene ne nje Interviste ne Gazeten franceze "Paris Match" sot -te Ejten-!
Udheheqesi Revolucioner i Libise, Muammar Gaddafi, shpjegoji thenien e tij gjate vizites ne Gusht, ne Rome "Une nuk kam thene qe Europa te ktheje fene ne Mysliman" por, vazhdon ai "Une jam i bindur qe, Europa nuk do te jete me kjo qe eshte sot. Nuk do te jete me e Krishtere por Myslimane. Nqse shikohen Faktet, eshte e qarte qe kjo do te ndodhe"!
Ai iu permbajt dhe mori si shembull, shtete te THEKSUARA Myslimane ne Europe si Turqia, Shqiperia, Bosnja dhe Kosova
"Ketu shtohen dhe Europiane te tjere qe jane Konvertuar ne myslimane",- shprehet ai.
* * *
:p :p :p :p :p :p
-Ketu ne origjinal, gjermanisht-
Gaddafi: Europa wird ganz von alleine muslimisch
vor 1 Std. 56 Min.
Paris (dpa) - Nach Ansicht des libyschen Revolutionsführers Muammar al-Gaddafi wird Europa ganz von alleine muslimisch werden. «Ich habe nie gesagt, dass Europa sich zum Islam bekehren solle», sagte Gaddafi der französischen Zeitschrift «Paris Match» (Donnerstag).
Seine Bemerkungen bei einem Rombesuch im August seien falsch interpretiert worden. Aber er sei weiterhin davon überzeugt, dass Europa auf dem Weg der Islamisierung sei. «Europa wird nicht mehr sein, was es heute ist. Es wird nicht mehr christlich sein, sondern muslimisch. (...) Wenn man sich die Fakten anschaut, ist es klar, dass dies passieren wird», sagte Gaddafi.
Er verwies auf muslimisch geprägte Länder wie die Türkei, Albanien, Bosnien und Kosovo. «Hinzu kommen die zum Islam konvertierten Europäer, deren Zahl immer weiter wächst», sagte Gaddafi.
http://de.news.yahoo.com/26/2010100...ne-7458eeb.html
Re: Re: PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
As e diskutoja nje vendim te tille. Bravo
Re: Re: Re: PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Do takohemi mid way tani???? Ne londer?????
![]()
![]()
Re: Re: Re: Re: PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pse eshte Londra ne shengenSweden it's OK for me
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vizat dhe mund te hiqen, por hidhini nje sy pikave me lart. Gati krejt pikat jane te verteta:
1. Shqiperia eshte ne krize politike qysh ne 28 Qershor 2009. Opozita ka kaluar ne greva urie dhe nuk futet ne parlament. Kjo tregon qe Shqiperia eshte politikisht instabel.
2. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope. Kete e thone vete shqiptaret qe jetojne atje, pavaresisht se kryeministri genjen per te dale i lare.
3. Shqiperia eshte e lidhur me krimin e organizuar. Kjo eshte evidente ne lajmet e diteve te fundit, ku ministrat rezultojne ne miqesi dhe ortake me kapomafiat italiane. Madje sot mora vesh (jo nga gazetat) se kunati i Majlinda Bregut qe ben biznese bastesh ka bere burg ne Itali dhe kane tentuar ta vrasin dy here ne Shqiperi.
Vec kesaj, lidhjet me krimin e organizuar nuk i thote Evropa, por vete politikanet shqiptare qe po i nxjerrin (me ne fund) bojen njeri tjetrit cdo dite ne lajme. Edi Rama lidhet me Tan leprin ndersa Sali Berisha ka niper dhe mbesa qe punojne per llogari te Damir Fazllic dhe A. Prudentinos. Duke ditur qe djali i Berishes ka ministrine e mbrojtjes si sekretari personale, eshte evidente qe familja e Berishes rrotullohet edhe ne orbiten e pushtetit, edhe ne orbiten e krimit.
4. Shqiperia eshte anetare e konferences islamike, kjo dihet. Futja zyrtare ne organizma me baze fetare tregon se shteti e konsideron veten islamik. Jane apo jo ndryshe myslimanet e Shqiperise kjo eshte pune tjeter. Por te lexosh komentet e shqiptareve dhe perbuzjen qe kane per Evropen nuk tregon ndonje respekt te madh per boten ku duan te hyjne pa viza. Atehere pse duhet t'ia heqin vizat? Qe te dalin neper Evrope dhe te shajen pederastet e Hollandes apo ministrat e Gjermanise? Shqiperia dhe Evropa perendimore jane shume ndryshe, kjo duket.
Megjithate heqja e vizave mund te behet, edhe pse gjithe pikat lart jane te verteta. Bravo ksaj Tanja Fajon qe po lufton per Shqiperine. Shpresoj vetem mos zhgenjehet nga instabiliteti shqiptar qe akoma s'njeh te kaluaren e vet dhe fryhet me krenari rrugesh.
Re: Re: Re: Re: Re: PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Hemmm ......... Po Sweden eshte????
Re: Re: Re: Re: Re: Re: PE-ja miraton raportin e Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
ehee![]()
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.