Forumi Horizont Gjithsej 1643 faqe: « E parë ... « 1492 1493 1494 1495 1496 1497 1498 1499 1500 [1501] 1502 1503 1504 1505 1506 1507 1508 1509 1510 » ... E fundit »
Trego 1643 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Foto humoristike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5852)


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Shkurt 2010 - 03:04:

Prof.Dr.Sali Berisha

Biographique Personalique (updateque)

Sali Berisha ka lindur me 15 tetor 1944 në qytetin e Kavajës, e cila vite më vonë do të ishte edhe zona e tij elektorale.
Qe ne vogline e tij ai njihej si nje femije qe rrinte shume para televizorit ose prane kioskave ku shiteshin gazeta. Sic u mor vesh me vone, Berisha i vogel nuk shihte asgje tjeter ne televizor pervec edicioneve informative. Kuptohet qe ai nuk i besonte te gjitha ato qe degjonte por informacioni i perditshem ishte mese i nevojshem per politikanin e ardhshem. Lodrat e tija te preferuara ishin kamionet dhe rera me te cilen ai ndertonte vetem tunele.
Ne moshen 5 vjecare ishte iniciatori i vetem i nismes “Lagjia ime ne Moshen e Internetit” por bashkohesit e tij, duke mos ditur se cfare ishte interneti, e ngaterruan me internacionalen.
Shpesh Berisha i vogel rrinte i vetmuar dhe qante pa shkak. Ose me mire le te themi se askush nuk u kuptonte shkakun. Sic do te ndodhte me vone,Shqiperia e shitur per dy lek (pa t.v.sh.) nga Ahmet Zogu i Zi, do te pushtohej nga fashistet gri, me vone nga nazistet e zinj dhe ne fund fare socialistet e kuq, nje situate te cilen Berisha i vogel ishte i vetmi qe e kishte parandjere.

Adoloshenca e gjeti mes halleve te popullit tone shqiptar dhe si njeri mjaft i ndjeshëm ai u përfshi shumë shpejt në aktivet e grupeve rinore komuniste reformatore demokrate antifashiste.
target=_self>
Pa kaluar shumë kohë rreth tij filluan të mblidheshin mjaft simpatizantë, ish-pronare tokash, dhe njerëz të thjeshtë të popullit të cilët shihnin tek ai liderrin e ardhshëm.

Në ato vite te pushtimit u miqesua me menaxherin e marketingut te librarisë Flora, djaloshin Enver Hoxha, te cilin e kishte njohur ne Paris. Te dy ata kishin te njejtat aspirata madje edhe te njejtet aspiratore. Karakteri i hekurt i Berishes dhe personaliteti si beton i Enverit bene qe miqesia e tyre forcohej si beton-arme. Ndersa mendonin se cfare te benin per te kaluar kohen, të dyve së bashku u polli mendja për krijimin e një grupimi politik, te cilet ne ate kohe ishin mjaft ne mode. Dhe kështu, me nismën e dy ortakëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, pasi dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm në kuesturë, u themelua firma “Partia Komuniste e Reformave Demokratike” shpk.
Aktiviteti kryesor ishin organizimi i jetes se nates, karaoke, party per rinine, kokteile dhe mbremje mature. Gjate javes behej shperndarja e broshurave te promocionit qe ne gjuhen e popullit quheshin trakte kamuniste.
Puna ecte mire, xhiro bereqavers dhe grupi i fansave ne Facebook te Partise Komuniste Shqiptare arriti 200.000 anetare, nga 200 petrita lule qe kishte ne fillim.

target=_self>Kriza financiare ose ndryshe “lufta me Gjermanine dhe Italine” per pak desh ua la biznesin pergjysem. Por si cuna te shkathet, Saliu dhe Enveri pasi bene nje kerkese me shkrim, e kthyen licensen e biznesit nga “firme shpk” ne “ushtri nacional-clirimtare”. Tashme ata kishin te drejta ekskluzive te aktivitetit ne te gjithe Shqiperine.

Gjatë luftës, togeri i xhenjos Enver Hoxha per te mos u ekspozuar ushtroi detyren e presidentit dhe mbante pseudonimin “Tarrasi” dhe ishte i vetmi per te rras batuta (ndonjehere te rraste edhe plumbin) ndersa komandant Berisha njihej me pseudonimin “Kryeministri” ngaqe ne te shumten e kohen kryeministronte luften dhe për trimërinë dhe vetmohimin e treguar ndër beteja ju dha grada madhore e prof-dr-gjeneral-kolonelit, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme.

Lufta ishte e ashper, luftohej vote per vote, mandat per mandat. Me ne fund ne 28 Qershor 1944, perpjekjet non-stop te admiruesve te partise bene qe lufta te kurorëzohej me fitoren e thelle te koalicionit të 68 batalioneve te mazhorancës reformatore demokratike dhe kater ushtareve te LSI. Menjëherë lindi nevoja për krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin.target=_self>

Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha për postin e kryeministrit ose të presidentit ose kryetarit të partisë. Por profesori dhe doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika. Berisha kishte pasion mjekësinë, të cilës ju përkushtua plotësisht.

Por ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar, downloaduar dhe instaluar. Atëherë Saliu, i vuri vetes një qëllim, mizor por te drejte.
Të eliminonte ortakun e dikurshem, shokun e tij të luftës, Enver Tarras Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e kërkuara nga BE.

Duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha anetaresohet ne PPSH, u be sekretar partie ne spitalin ku punonte dhe kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qenë pranë tij ai kishte mundësi ta eliminonte edhe pse kështu ai shkelte betimin e Hipokratit. Por dr.Berisha nuk arriti ta përfundonte misionin e tij fisnik pasi në prill të 1985, sepse Enver Hoxha e kuptoi planin e tij djallëzor, dhe ja bëri me hile, vdiq vetë. Berishes qe kurre nuk luante kumar,i mbeti dopiogjashta ne dore. Nga ai moment ai e urreu per vdekje kete numer, dopiogjashten (66) madje edhe gjysmen e dopiagjashtes, 33. Thone se krijoi antipati edhe per shumen e te dyja shifrave, 66+33=99 apo G99 por kjo eshte e pavertetuar.

Me vdekjen e diktatorit me autor vete Enverin, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të inkurajonte reformat në drejtësi, te ndertoheshin tunele, te shembeshin mbikalime dhe të hiqej regjimi i vizave me Maqedoninë. Atëherë i zhgënjyer ai vendosi të bëhej kryetar partie dhe më pas president, pastaj përsëri kryetar partie dhe më në fund kryeministër. Por aktivitetin e vjeter te jetes se nates, e beri realitet duke anetaresuar Shqiperine ne Nato.

Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë frëngjisht, anglisht, amerikanisht, venezualisht, vertikalisht dhe samitisht, brukselisht, spanjollisht dhe sigurisht edhe nato-isht.

target=_self>


  Gjithsej 1643 faqe: « E parë ... « 1492 1493 1494 1495 1496 1497 1498 1499 1500 [1501] 1502 1503 1504 1505 1506 1507 1508 1509 1510 » ... E fundit »
Trego 1643 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.