Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 142 143 144 145 146 147 148 149 150 [151] 152 153 154 155 156 157 158 159 160 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga lorie datë 06 Shkurt 2007 - 03:42:

ja se c'ndodhi para dy javesh ,ne oren 4



dhe

Dora ime e majte me dhimbte nga shtrengimet e duarve te saj teksa kalonte kontraksionet cdo 2 minuta.
Ajo po kullonte djerse brenda pak minutave nga terhiqjet e muskujve sikur te ish stervitur ne palester me ore te tera.
Pas cdo kontraksioni i jepja uje dhe cdo 30 minutash ajo duhet te nderronte pozicionin qe koka e bebit te dilte lirshem.Por ajo vetem ecte ne pushimet gjate shtrengimeve, e kishte me te lehte kete gje.
D. e inkurajonte duke i thene qe ajo ishte shume trime.
Shpesh kishte menduar qe ajo do kurdiste njemije e nje sharje drejt tij prej dhimbjeve vetem sepse neper filma tetilla skenash tipike nxirrnin.
Une qeshja prej atyre skenave, ndersa ajo i kishte vene vetes te tregoheshe fisnike prej dhimbjeve,te mos nxirrte fjale te papelqeyra prej gojes dhe ta tregonte veten qe ishte krishtere dhe ndiqte Krishtin me gjithe zemer. Mua me impresiononte gjithcka e saja, qendresa kundrejt dhimbjes, qetesia, frymemarrja e shpeshte dhe cliruese. Ne ato momente motra ime me dukeshe nje heroine ,sesi krejt vulnerabel shtynte me force, pa perdorur epidural, dhe me pitocinen qe ia bente te shpeshta dhe konstante shtrengimet.
Per nje moment dhimbja po behej e padurueshme, atehere u luta me ze te larte qe ajo te degjonte qe lindja te behej sa me e shpejte dhe ashtu ndodhi, brenda 45 minutave shtyrjesh une pashe floket e zinj te nje koke te vogel qe s'kishte dale akoma, dhe me pas gjithe koken dhe trupin, kordonin qe ishte mbeshtjellur rreth qafes dhe i kish dhene mishit ngjyre blu. Per pak pata frike ti hidhja syte nga bebi, nuk doja te shihja ndonje deformim,ndonje sy mangut, ndonje gisht me teper por pastaj u riktheva ne situate dhe po qaja bashke me D. dhe me motren qe cuditerisht s'kish leshuar pike loti deri atehere. U preka dhe me shume per faktin qe mami dhe babi nuk ishin me ne,qe oqeani na ndante ne kete mbrekulli. Nje mbrekulli e tille mua me la fjalepake, dhe cdo dite pas lindjes rrija e veshtroja shume kureshtare, e cuditur, ,nje mbledhje buzesh, nje ngritje vetulle apo hapja e syve mua me conte ne fluturim.
Sa here jam lutur qe Zoti te me tregoje me shume lavdine e tij ne mbrekullirat qe ai ben, dhe ai e ka treguar kaq mire lavdine e tij dhe fuqine e tij si Zot ne jeten time por me kete mbrekulli, me kete bebush i cili ne cdo gje eshte perfekte, qe eshte krijuar kaq unik dhe special une them qe eshte mbrekullia me e madhe e njerezimit, lindja.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 142 143 144 145 146 147 148 149 150 [151] 152 153 154 155 156 157 158 159 160 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.