Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 142 143 144 145 146 147 148 149 150 [151] 152 153 154 155 156 157 158 159 160 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga robert datë 29 Prill 2012 - 15:50:

I Huaj, besoj se kur sjell dicka nder njerzit, duhet edhe te presesh mendimet e te tjerve, lavderime, kritika, dyshime, sqarime te metejshme, permisime, pyetje, etj. Keshtu, ndersa mbi Kuranin dhe Muhametin ka dhe mijra broshura panegjerike nga besimtare myslimane, ka dhe kritika, komente dhe dyshime mbi 'to nga autore te ndryshem, nje pjese e te cilve kane marre denime me vdekje nga ithtare fanatike te fese tuaj, por une besoj se pas tyre fshihen edhe sigurime vendesh te ndryshme, -te dy keta pale e demtojne sa s'ka me fene tuaj.
Tani te vime tek simbolikat e ndryshme qe ke paraqitur. Shkurt dhe shkarazi, (me fal qe po e them ketu, sepse nuk eshte mire te flasesh dhe mburresh per veten, por jam i detyruar), une kam folur disa here ne librat e mi mbi keto simbolika. Persa i perket numrave, numri me simbolik ne Kuran eshte 7-ta, (kjo duket nga ndikimi helen ne boten siro-arabe). Po te njohesh mitollogjine e vjeter "greke", te cilen mund ta quash "para-europiane", sepse nuk eshte vetem helene, etj, do e shikosh se Bibla dhe Kurani jane kopime te zbehta ne ngjyre te forte fetare te kesaj mitollogjie dhe simbolikave te ndryshme para-europiane; ndonese duhet pohuar se Bibla eshte me e pasur me simbolika nga Kurani.
Ka mundesi qe ne baze te ketyre simbolikave, nje autor perendimor, (nuk me kujtohet tani emri), i cili me duket eshte denuar gjithashtu nga radikale myslimane, ka dale me perfundimin qe historia e Muhametit eshte e trilluar. Duke shikuar edhe disa nga keto hollesira qe sjell ti ketu, kjo e perforcon kete hipoteze, pra tregon se Kurani eshte nje perpunim i hollesishem disa dekadash i dijetarve te ndryshem. Mua me ben pershtypje po ashtu fakti se ne suretin En Nahl, p.98-103, f.322-323, flitet per LEXIMIN e Kuranit dhe akuzat e kundershtarve te Muhametit mbi ZEVENDESIMIN e ajeteve (p.101), kur eshte folur po ne Kuran mbi tezen e Muhametit per ta nxene Kuranin permendsh ne mendje (kujto friken e Ebu Bekrit mbi shkrimin e Kuranit), dhe e dyta: perse e mbyll kete muhabetin e zevendesimit te ajeteve Allahu me shprehje stereotype (p.101-103), se Allahu e di c'ben? Perse nje shumice e madhe ajetesh i shkojne pas ngjarjeve reale te Muahmetit?
M.gj.th. disa nga keto shifra me siper qe ke sjelle i Huaj, jane interesante. Fatkeqesisht une nuk kam me tani kohe ti verifikoj. Por besoj te tjere qe do merren me studimin e Kuranit, mund ti verifikojne kombinimet me interesante qe gjinden ne shifrat qe ke sjelle. Per fat bota sot po merret edhe me Kuranin. Ki durim dhe force te perballesh edhe me kundershatert e mendimeve dhe besimit tend, sic te ka lajmeruar edhe Allahu ne Kuran (f.321/p.93) se Ai vete i ka bere njerzit ne fe te ndryshme, sic te keshillon Allahu ne Kuran (f.672/p.23) per respektimin e feve te tjera, diku tjeter per respektimin e fese se persve (zoroastren). Keshtu ta dish se kjo bote nuk do jete kurre ne nje mendje, sic kujtojne fanatiket e besimit tend, qe flasin per kthimin e gjithe botes ne myslimane (!!!).


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 142 143 144 145 146 147 148 149 150 [151] 152 153 154 155 156 157 158 159 160 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.