Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 143 144 145 146 147 148 149 150 151 [152] 153 154 155 156 157 158 159 160 161 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 24 Gusht 2011 - 02:59:

Mafioso (1962)

Regjia: Alberto Lattuada
Skenari: Bruno Caruso, Age-Scarpelli, Marco Ferreri, Rafael Azcona
Aktor: Alberto Sordi


Nino punon ne nje fabrike torineze. Bashke me gruan dhe dy vajza ai niset per ne vendlindje: Siçili. Atje familja rrethohet nga dashuria e njerezve te burrit, por edhe nga nje sere zakonesh te prapambetura. Gruaja e tij nordike shikohet shtrember kur pi duhan, ndersa meshkujt verdallisen te papune dhe te etur per seks. Antonio dikur hante e pinte me ta, por tani eshte rritur dhe ka krijuar familje. Megjithate ai nuk ka harruar detyren e dikurshme si mesazher i kapomafias lokale. Ne fakt edhe kesaj rradhe ai dorezon nje porosi per Don Vincenzon, mafiozin plak qe ai adhuron dhe respekton si dikur. Porosia eshte nje mesazh i koduar qe tregon se dikush duhet "eliminuar". Dhe ne fakt mafiozet vihen ne pune per te gjetur si duhet kryer eleminimi. Mendja i shkon pikerisht tek Antonio, i cili vec te tjerash ka nje shenjester perfekte. Keshtu e afrojne dhe i bejne ndere te vogla per ta bere te ndihet borxhli. Dhe kur eshte momenti e ngarkojne me pergjegjesine e madhe te kryerjes se "gjuetise". Antonio gjehet i papergatitur dhe nuk i shkonte mendja se pushimet e tij do merrnin keto trajta. Kjo eksperience e ndryshon pergjithmone.

Eshte film qe anon nga serioziteti por ka shume situata komike. Natyrisht nuk eshte komicitet gastoresh, por i holle dhe i kujdesshem. Portreti i sicilianeve me zakone thuajse mesjetare dhe te papune, ku shoqeria vezhgon pas dritareve dhe hesht per ato qe ndodhin, eshte shume afer realitetit. Prandaj skena te ngjashme gjehen ne shume filma te tjere, jo vetem artistike, por edhe dokumentare.

Filmi "Mafioso" ka nje veçanti: vitin e prodhimit 1962. Behet fjale per nje epoke kur edhe parlamentaret mohonin ekzistencen e mafias. Nderkohe ketu dalin lidhjet internazionale te mafiozeve. Autoret e filmit kane mundur te tregojne mafian sic eshte ne te vertete, pjese e kultures se atij populli qe sfidon shtetin dhe kryen krime te llogaritura me kujdes. Sfida ndaj shtetit del qarte ne nje dialog te kapomafias me nje politikan lokal. Ajo qe shkon pertej aspektit social eshte impakti qe ka krimi tek njeriu i thjeshte, i cili dikur besonte tek mafia dhe tallej me verioret qe krijonin stereotipe te gabuara. Pas ketij udhetimi, ai e di mire cfare domethene mafioz. Filmi mbyllet me nje situate emblematike. Dikush i thote Ninos "Oh sa njeri i mire je, sikur te ishin te gjithe si ty", ndersa Nino urren veten dhe do donte askush mos ishte si ai.

Kurioz fakti qe mbiemri i personazhit (Badalamenti) koincidon me mbiemrin e nje mafiozi me fame (Tano Badalamenti), i cili u perfshi ne hetimet Pizza Connection ne New York 25 vjet me vone. Kurioz fakti qe edhe tek filmi "Mafioso" tregon lidhjet e mafiozeve me New Yorkun, ashtu si do zbulohet me vone gjate hetimeve. Ka edhe nje film tjeter mbi te njejtin mafioz: "I cento passi".

Ngjashmerite me Shqiperine? Fakti qe edhe meshkujt shqiptare flasin shpesh per femra dhe per seksin kur jane me njeri tjetrin (shiko fragmentin me poshte).

Ne kete fragment ne plazh djemte diskutojne mbi filozofi, por muhabeti perfundon prape tek femrat, si forma qe kane bere ne rere:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 143 144 145 146 147 148 149 150 151 [152] 153 154 155 156 157 158 159 160 161 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.