Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Ja qe paskam deshire te shkruaj sot. Zgjodha te shkruaj ketu ku nuk me njeh askush. Vetem me shume se kurre ndonjehere me pare dua te rri mes jush te panjohurit e mi, ne mes te hutimeve te mendjes time fluturake. Ja qe me mungon dikush sot. Dikush nga e kaluara. Dua ta bertas ketu ne forum sepse nuk duhet t'ia them askujt tjeter. Me mungon prezenca jote. Me mungon te rrjedh cmendurine time mbi ty dhe ti te dashurohesh me te. Me duket sikur nuk di asgje me. Me fal nese mundesh. Frike. Mijera milingona qe te kalojne neper qafe qe te japin ate ndjesine e pickim jo pickimit qe te mbulon shpinen dhe kraharori qe reagon dobet dhe frymemarrja rendohet e koka gati pelcet nga mendimet e kombinimet. "Valet e fatit" cfare te mund ti ndryshoj atyre qe te mundem te perplasem me ty diku dhe te te them qe me mungon ashtu dhimbshem sic te mungon dikush qe e di qe nuk do ta kesh me kurre afer sepse ke zgjedhur vete keshtu. Keto fjali mbase nuk ke per ti lexuar kurre por perseri dua ti shkruaj ketu ku mbase do te kthehem kur te me marre malli per kete moment...sepse eshte vecse nje moment ky, vetem tani mendoj keshtu dhe vetem tani te dua afer, sot pas kaq shume kohe jam jotja.
naten e mire
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.