Forumi Horizont | Gjithsej 201 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit » Trego 201 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ja kush eshte Edvin Rama per mua , PO per JU ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1675)
Zbulohet procesverbali fatal për Edi Ramën
Rama: "Grigori nuk është djali im"
"Unë nuk kam qenë në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë"
Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka mohuar në gjyq atësinë mbi djalin e tij Grigorin, duke akuzuar në mënyrë perverse bashkëshorten e vet. Në gjyqin e zhvilluar më 15 dhjetor 1991, Rama ka refuzuar të paguajë pension për djalin e tij (në atë kohë një-vjeçar). Ai ka fyer, në sallën e gjyqit, bashkëshorten, duke e akuzuar se ai nuk ishte fëmija i vet.
"Ti ke qenë në plazh me prindërit e mi kur ke mbetur shtatzanë!" - ka qenë argumenti kryesor i Ramës kundër bashkëshortes së tij. "Unë nuk mund të rris fëmijët e të tjerëve" - ka vazhduar ai.
Rrëfimi tronditës ka dalë nga goja e një njeriu që përpiqet të citojë Biblën për ndershmërinë e tij morale. Rama është shtrënguar të bëjë akuza të tilla kundër babait si edhe bashkëshortes së vet, pasi gjykata dëshmoi se fëmija ka të njëjtin grup gjaku me të. "Atëherë e ka me Kristaqin!" - ka thënë ai dhe ka lëshuar sallën e gjyqit.
Gjyqi është zhvilluar në dhjetor të vitit 1991. Kryetarja e seancës, Eva Seiti, është detyruar atëherë të ndërpresë disa herë seancën për të përballuar shpërthimet e Ramës.
Në procesverbalin e gjykatës thuhet se i padituri Rama, është ftohur me bashkëshorten e vet Makoçi, sapo ka marrë vesh se ajo ka mbetur shtatzanë. Sipas seancave paraprake që janë bërë për pajtim, është dëshmuar se paditësja është fyer rëndë deri në perversitete nga akuzat e të paditurit Rama, i cili vazhdimisht e ka akuzuar atë se ka shkuar me babain e tij, Kristaqin, pasi ai vetë nuk mund të lindte fëmijë.
Ja se çfarë thuhet në procesverbalin origjinal të zbardhur:
"Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në datën 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Grigor, dt.1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koinçidon me periudhën e shtatzanisë".
Ky procesverbal ka të bashkangjitur shënimet e stenografes gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura që është bërë për divorcin.
Aty gjenden dhe deklaratat fatale të Ramës kundër babait të vet dhe bashkëshortes.
Gjithsej 201 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit » Trego 201 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.