Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
sinqerisht qe me trishtoi ky lajm, me kerqethi trupin dhe kur imagjinoj tmerrin dhe pamundesine te ndihmoje veten ajo goce fat keqe me trondit shpirterisht.
Kanada, vdes këngëtarja e Folk, e hëngrën ujqërit
TORONTO-Një këngetare kanadeze e muzikës Folk është gjetur e masakruar nga ujqërit në një park kombëtar në lindje të vendit. Këngëtarja 19 vjecare Tejlor Micell, një muzikante mjaft premtuese nga Toronto vdiq në spital pasi u shqye nga disa ujq teksa ecte e vetme në parkun Kejp Breton ne Nova Skotia. Ulërimat e vajzës janë dëgjuar në gjithë zonën e afërt. Kalimtarët në këtë pyll të rrahur nga njerëzit, kane dhene alarmin dhe rojtarët e pyllit kanë arritur të mbërrijnë dhe të qëllojnë e vrasin nje prej ujqërve ndersda po kërkojnë të dytin.
Kjo eshte nje ngjarje tepër e rralle në Kanada, por edhe e padegjuar se fundi ne bote. Ujqerit zakonisht kerkojne neper pyje drerë dhe kafshë të tjera, por rralle sulmojnë njerëz. Madje sipas burimeve ne kete zone, keta lloj ujerish amerikane qe gjenden ne Ameriken Qëndrore, SHBA e Kanada, me tepër kanë frikë nga njerëzit. Vajza ka vdekur në një spital të Halifaks nga një sërë kafshimesh.
Kengetarja Micell ishte nominuar vitin e shkuar edhe ne cmimet muzjkore Folk kanadeze ne kategorine e te rinjve. Menaxherja e kengetares se re ka shprehur shokimin nga kjo tragjedi duke vleresuar lart talentin e vajzes dhe duke thene se ajo nuk duhej te vdiste ne kete menyre.
marre nga balkanweb
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.