Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 16 Shkurt 2009 - 19:04:

Nje xixe...

I hedh syte ne kalendar
Qe nga mbremja ne mengjes
Zgjasin ditet k'te janar
Plot me ankth e plot me stres.

Dite me shi, me re, pa diell
Dite me ngrice, bore, acar
Nga e hena ne te diel
Pres c'do ndodhe, c'do te ngjaje.

Nuk ja ndaj syte kalendarit
Ndiej se me fsheh dicka
Rri te ngrohem perbri zjarrit
Por as zjarri, zjarr nuk ka.

Pirgje resh qiellin mbuluan
Si nje perde e trashe gri
Nje xixe zjarr te vogel dua
Nga vullkani qe ke ti.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.