Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Po me beni te shkruaj me zor edhe dy rreshta te tjere meqe shoh se ka plasur nje debat me nerv dhe i pafryt mes fajtorit dhe angeldevil.
Se pari lerini paragjykimet per njeri-tjetrin.
Fajtor duke ditur mire se pozicioni qe ke ne kete forum por edhe njohurite e gjithaneshme qe ke ne vend qe te shkojne ne drejtimin e duhur dhe vlersimit pozitiv mendimi i njerzve shkon kah e kunderta. Mund te te justifikoj per njemije e nje arsye vetem se duhet te kuptosh dhe te pranosh realitetin i cili eshte ai qe eshte.
Me pakta e keqe qe kuptojne njerzit, eshte se duke qene se je nje ze kundra shumices dhe qe barazvlersohet me zerin e atyre qe jane realisht kundershtare (armiq). Ngaqe thashe se nuk mund te te justifikoj dhe ndoshta te justifikova tashme merr edhe kritiken qe nuk eshte mire te luhet me ndjenjat e njerzve pasi vetem le pershtypje te keqe.
AD. Kahere te kam keshilluar "inatin e mbramjes lene per nadje, te nadjes lene per mrama".
Ta keshilloj prape. Une e kuptoj shume mire zellin tend. Perse duhet te kenaqemi me idene se ja theva hundet tjetrit duke i plasur perpara hundeve argumetin me dhune dhe ne qofte se nuk e pranon apo e kundershton eshte antishqiptar.
Njeriu shpreh ate qe ka per te shprehur ne lidhje me dicka, gezohet kur e mirkuptojne e hidherohet kur e kundershtojne. Gjera normale keto. Por nese ecim me idene e luftes se antishqiptarizmes dalim te humbur. Fitojme vetem nese ecim duke argumentuar te verteten ashtu sic eshte dhe jo simbas deshires apo egos sone.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.