Forumi Horizont | Gjithsej 1913 faqe: « E parë ... « 1533 1534 1535 1536 1537 1538 1539 1540 1541 [1542] 1543 1544 1545 1546 1547 1548 1549 1550 1551 » ... E fundit » Trego 1913 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Cfare po beni tani,tani?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18444)
Ti dhe thua ke pare vetem fundin e fillimin dhe jep gjykime te pergjithshme si shkoi debati.
Obama ishe me agresiv qofte ne kete debat qofte ne te kaluarin, gati mund te dukej sikur kish kapadajllek. Por ishte vite drite me lart se Romney ne gjykim. Romney dallohej qe perdorte shprehje propagandistike te pilotuara. Psh i kane thene "mos thuaj po u bera president, thuaj kur te jem president". Dhe perdorte te njejten shprehje vazhdimisht (taktike e ulet per "persuasion"). Ne pergjithesi dallohej qe Obama ishte vetvetja, kurse Romney mundohej te ishte ai qe nuk eshte. Romney kishte fjalor te varfer dhe argumenta te vjetra, Obama me i zoti ne fjalor dhe pershtatej me argumenta te fresketa. E vetmja pike qe Obama ngeli keq ishte kur kundershtari i permendi se ne nje vizite kish thene se Amerika ka bere gabime, gje qe nuk eshte e pranueshme per masen e injoranteve qe votojne ne Amerike. Po dhe aty Obama doli mire nga situata sepse permendi kredibilitetin si argument, vetem se nuk e spjegoi mire qe ta kuptojne injorantet. Psh nje njeri ose shtet qe nuk pranon kurre se ben gabime nuk ka kredibilitet ne shoqeri. Amerika ishte ne pikat me te uleta te kredibilitetit boteror kur e la Bushi, ndersa Obama po ben te njejten politike hegjemoniste amerikane por duke rregulluar kredibilitetin neper bote. Psh po genjejne rendshem mbi situaten ne Siri, kane mbush mediat me propagande qeveritare qe te bindin opinionin se duhet ti bien Sirise. Shumica e qytetareve perendimore e besojne dhe askush se ve ne dyshim qe gjithe keto jane genjeshtra (ndryshe nga koha e Bushit kur dukej sheshit genjeshtra). Obama punon nen rrogoz pa prishur kredibilitetin, Romney kerkon te rrise buxhetin e ushtrise dhe te beje luftra, gje qe mund te coje vendin ne katastrofe qofte nga ana eknomike, qofte ushtarake, me Rusine qe i rri te koka dhe nuk le qe Amerika ti vere zjarrin botes Arabe duke bind injorantet brenda shtetit se "duhet ti biem".
Gjithsej 1913 faqe: « E parë ... « 1533 1534 1535 1536 1537 1538 1539 1540 1541 [1542] 1543 1544 1545 1546 1547 1548 1549 1550 1551 » ... E fundit » Trego 1913 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.