Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 146 147 148 149 150 151 152 153 154 [155] 156 157 158 159 160 161 162 163 164 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
E sëmura mendore e lidhur me zinxhirë, denoncohet rasti i katërt
Një vajzë 22 vjeçe me probleme mendore jeton e lidhur me zinxhir. Kjo është historia e katërt që denoncohet në media, pas një djali në Fier dhe dy motrave në Dibër.
I ati i vajzës ka treguar të njëjtat detaje si familjet e mëparshme: "E mbajmë fëmijën të lidhur se është e dhunshme". Spiro Tani rrëfen se "vajza ka lindur me probleme mendore dhe ka shfaqur shenja të agresivitetit që në fëmijëri". Ai thotë se vajza nuk ka marrë mjekim të rregullt dhe për pasojë gjendja është përkeqësuar. "Kemi frikë ta lëmë të dalë jashtë, edhe në shtëpi nuk ka një person që t'i rrijë mbi krye gjatë gjithës ditës, ndaj jemi detyruar që herë pas here ta mbajmë me hekura", thotë babai i vajzës së sëmurë nga një fshat i Kavajës.
Motrat Keshi nisen në Shkodër. Topi: Përgjegjësia, e të gjithëve
dt. 28 tetor
DIBËR- Dy motrat Keshi, të lidhura me zinxhirë në këmbë prej më se 20 vitesh, janë transferuar sot pasdite nga spitali i Peshkopisë për në Shkodër, për t'u mbajtur nën kujdes shëndetësor në spitalin psikiatrik të këtij qyteti.
Ato u mbajtën në spitalin e Peshkopisë që nga momenti i evidentuar nga media në një fshat të Maqellarës ku ishin të lidhura me zinxhirë tek këmbët dhe në një gjendje skandaloze, për tu transferuar në një spital më të specializuar si është ai psikiatrik në Shkodër.
Transferimi u bë pasi ato vuajnë nga probleme mendore prej vitesh, dhe që pikërisht për këtë i ati Dine Keshi, ka rrëfyer se nuk ka pasur rrugë tjetër vetëm për t'i mbajtur të lidhura për të mos rrezikuar komunitetin.
DIBËR - Prej 22 vitesh dy motra në Maqellarë të Dibrës janë mbajtur të lidhura me zinxhirë jashtë vëmendjes së opinionit dhe të shoqërisë në një familje fshatare të kësaj zone në tejskamje.Zingjiri në këmbën e Thëllënxës është vënë kur ajo ishte 25 vjeç, sot është 47 vjec dhe e vogla Fidania kur ishte 16 vjec, sot është 38 vjec.
Për dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi është sinjalizuar media nga një banor i fshatit që e njihte gjendjen e që u nxit ta evidentonte pikërisht pas rastit të para pak ditësh në Levan të Fieri, kur nje 26 vjecar jetonte prej tri vitesh në një kolibe qeni i lidhur me zinxhirë nga familjarët si person që, sipas familjarëve nuk mund të mbahej ndryshe pasi përbënte rrezik për banorët e tjerë.
Nuk arrj te mendoj qe arrihet deri ketu ...ku jane Sherbimet Sociale ne kete vend eksitojne apo jo ??
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 146 147 148 149 150 151 152 153 154 [155] 156 157 158 159 160 161 162 163 164 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.