Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 163 164 165 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Albania
Sa me shume kalojne vitet dhe sa me shume vijat e rrudhave te lehta e te imta shtohen ne ballin tim, aq me shume ky emer i ri per mua Albania-Albanian behet i dashur ne brendesine time. Kam filluar te jetoj perseri, me veten time te plotesuar komplet, me te kaluaren dhe te tashmen time aq te ndritur dhe te ndershme. Dikur as nuk e perdorja fare kete emer ose me mire me vinte turp ta permendja, por ja qe sot kuptova plotesisht se sa me shume kalojne vitet ketu ne emigrimin e larget te Amerikes, aq me krenare ndihem ta permend kete emer. Kisha fatin e madh ta jetoja dikur ne ate vend, me te vetmin perjashtim te mos jetoja kurre ate diktaturen e atehershme. Patriotet e mij kane bere biografine e emrit te tyre te nderit ketu ne qytetin tim te Amerikes, qe edhe une ta respektoj me devotshmerine me te madhe emrin Albanian. Une jam pjese e ketij emri, e mbart kudo qe vete dhe them me vehte askush nuk e pati ate fat qe kisha une, te jetonte ne ate Tiranen e bukur te atehershme plot gjelberim, pasterti dhe qetesi.
Sa shume do te desha qe edhe femijet e mij te jetonin ate jete qe jetova une dikur, sikur edhe per nje muaj vetem, se vetem keshtu do te me kuptonin se sa jete te lumtur benim.
ALBANIA !!!! nuk eshte me turp te bertas me ze te lart emrin tend te bukur kudo qe te vete.
Te gjithe bashke, ne qytetaret e tu te dikurshem me punen tone te ndershme dhe te urte do te punojme qe nderi yt te njihet kudo ne bote. NUK ESHTE NEVOJA TE BEJME GJERA TE MEDHA, te voglat e perditshme, nje dite do te na bejne nje popull te madh punetor.
ALBANIA E KA NISUR RRUGEN E SAJ TE NDERIT PIKERISHT KETU NE AMERIKE, NE VENDIN E DEMOKRACISE SE MADHE.
Jam krenare per popullin tim, sa shume krenare jam, se perreth kam shume shoke e shoqe te ndershem, qe une tashme i quaj thjesht Albanian.
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 163 164 165 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.