Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 163 164 165 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 01 Shtator 2011 - 12:27:

Guardie e ladri (1951)

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: 7 te ndryshem
Aktore: Toto, Aldo Fabrizi


Dy hajdute kalojne ditet me vjedhje dhe mashtrime te vogla. Se bashku i bejne mashtrimin e zakonshem nje amerikani duke i shitur gjoja monedha te Romes antike, por ky e kupton dhe mundohet ti kape. Te dy shpetojne, sikur fati te mos i çonte ne nje mashtrim tjeter ku pikerisht amerikani ishte duke shperndare pako falas per femijet e varfer. Keshtu fillon ndjekja e njerit prej hajduteve (Totose) . Pas nje mundimi te madh hajdutin e kapin dhe ia lene ne dorezim nje polici (Aldo Fabrizi). Por polici tregohet i pakujdesshem dhe hajduti arratiset. Prandaj polici rrezikon te gjykohet si bashkepunetor me hajdutin. Shpetimi i vetem eshte te gjeje hajdutin dhe ta dorezoje ne polici. Keshtu polici i vihet punes hetimore, e gjen hajdutin dhe fillon ti vardiset familjes se tij qe te kuptoje ku eshte burri. Por ditet kalojne dhe polici nuk arrin ta takoje armikun. Nderkohe dy familjet jane bere miq, madje vajza e policit dashurohet me kunatin e hajdutit. Dy burrat nuk duan lidhje te tilla, por nuk mund ti tregojne familjeve si eshte e verteta. Ata arrijne te merren vesh pa u rene ne sy familjeve.



Film neorealist i Mario Monicellit. Ne fakt eshte filmi tjeter i Monicellit (I soliti ignoti, 1958) qe konsiderohet si hapje e epokes neorealiste, por ky film eshte krijuar 7 vjet perpara, vetem 5 vjet pak kohe pas mbarimit te luftes. Kinematografia italiane nuk kishte lindur akoma me veprat qe do ta benin te famshme. Megjithate ky film ka nje skenar shume te bukur dhe realist. Tregohen dinamika te vogla te jetes se perditshme, afersia mes policit dhe hajdutit, edukimi i kalamajve, situata komike, etj. Dy aktoret jane shume te mire, te bejne te harrosh qe po shikon film.

Filmi eshte kurioz nga ana dokumentareske. Aty gjehet Italia e pasluftes, akoma me qytete te varfra e rruge me balte.

Kuriozitete:






Ky film, bashke me shume te tjere te Toto-se, gjehet komplet ne Youtube. Perfitoni nga rasti te shikoni ndonjerin prej tyre. Kerkoni "toto film completo".



Fragment:
(keto femijet i mori ne rruge sa per tu futur ne teater)


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 163 164 165 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.