Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1552 1553 1554 1555 1556 1557 1558 1559 1560 [1561] 1562 1563 1564 1565 1566 1567 1568 1569 1570 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 09 Tetor 2010 - 12:35:

Burri vret gruan, jetime dy femijet.

SHKODER-Krimi godet familjen shqiptare, burrit vret me thikë pas një konflikti gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 08:30 minuta në lagjen ish-Artistikja në Shkodër, ku Gjelosh Mehmetaj 35 vjec ka qëlluar për vdekje me thikë gruan e tij Mimoza Gërshiti, 32 vjec. Mësohet se shkak ka qënë një konflikt familjar nga të shumtit që kishte cifti mes tyre. Cifti ndodhej në prag divorci dhe vetëm pak procedura i ndalnin nga jetesa e përbashkët .
Policia e sinjalizuar për krimin ka mbërritur në vendgjarje ku dhe ka kryer arrestimin e autorit të viktimës. Bashkëshorti vrasës ndodhet aktualisht në komisariatin e Shkodrës ku dhe po merret në pyetje.

Krimi sot ne familjen Mehmetaj ishte nje "tragjedi e paralajmeruar". Gruaja edhe pse në prag divorci nga burri, kishte zgjedhur të jetonte së bashku me dy fëmijët tek i vëllai i saj, në lagjen ish-Artistikja në katin e katërt të një pallati. Mësohet se arsye ka qënë dhuna që bashkëshorti Mehmetaj ushtronte vazhdimisht ndaj së shoqes. Në fillim cifti jetonin së bashku në banesën e tyre në lagjen “Mark Lula” tek ish-fusha e druve në Shkodër. Por, dhuna ishte kthyer ne makth per gruan dhe femijet, duke cuar deri ne pergatitjen e divorcit. Si zgjidhje u mendua largimi fillimisht nga banesa dhe shtrati bashkeshortor.
Por, edhe pse në prag divorci, bashkëshorti nuk është ndalur të ushtrojë goditjen përfundimtare ndajish-gruas, nënë e dy fëmijëve të tij. Pasi mbrëmjen e së premtes qëndroi në shtëpinë e kunatit, pasi njëri prej fëmijëve kishte ditëlindjes, sot në mëngjes cifti pati konfliktin e radhës që rezultoi me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në prani të fëmijëve të vegjël.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1552 1553 1554 1555 1556 1557 1558 1559 1560 [1561] 1562 1563 1564 1565 1566 1567 1568 1569 1570 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.