Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 08 Qershor 2006 - 14:02:

U ktheva...
Me hapat e mi te lehte si mjergulla
bezdises si mjergulla,verbues si ajo
U ktheva bashke me buzeqeshjen
pjese e shpirtit megjithse ironike
Nuk doja te shqetsoja askend
prandaj erdha me eren si ajri
qe pastaj te me besh pjese te frymemarrjes
dhe une te jetoj perjetesisht brenda teje
Kalova malet duke bredhur si endacak
por gjurmet e mia mbi debore agimeve
i fshiu dielli xheloz, qe ti mos ti gjeje,mos te me gjeje
te mos ktheheshim ashtu si jemi dy trupa nje shpirt
U ktheva ...
Tashme do te jetojme shpirti im ne petale ndjenjash
do te ngrohemi nga zjarri i pasionit qe djeg
qe djeg boten mbare bashke me deshperimet
brengat,gjenjeshtrat,endrrat e thyera,urretjet
Dhe me hirin e botes se djegur shpirti im
do ta ndertojme parajsen e endrrava mbi ylber
do te jetojm duke bere dashuri ne psheretima puthjesh
ne dihatje klithjesh do ta mposhtim apatine,pergjithmon
U ktheva , u ktheva...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.