Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1579 1580 1581 1582 1583 1584 1585 1586 1587 [1588] 1589 1590 1591 1592 1593 1594 1595 1596 1597 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Prishtinë, hiqet flamuri kuqezi.............
Flamuri kombëtar shqiptar i cili ishte vendosur pranë flamujve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është hequr sot gjatë orëve të pasdites nga rrugët e Prishtinës.
Flamuri kuqezi ishte vendosur nëpër të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit kosovar për nder të vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njofton Top Channel.
“Dhe ky veprim ndodh vetëm një ditë përpara mbërritjes së shefes amerikane të diplomacisë. Nuk ka ende një shpjegim se përse flamuri kombëtar i shqiptarëve u hoq nga rrugët. Zyrtarisht komuna distancohet nga ky urdhër, ndërsa as ambasada amerikane dhe as Ministria e Jashtme e Kosovës nuk janë në gjendje të japin një sqarim për mediat”.
Ndërkohë që punonjësit e një kompanie private po zbatojnë një urdhër që thonë se nuk e dinë nga kush vjen. Burime nga komuna ndërkaq bëjnë të ditur për Top Channel se ky është një urdhër që është dhënë “nga lart”.
Protokolli për vizitën e sekretares amerikane po bëhet nga ambasada amerikane dhe sipas burimeve jo zyrtare thuhet se, ambasada ka kërkuar që të hiqet flamuri kombëtar shqiptar me arsyetimin se mbajtja e flamurit të një “shteti fqinj nuk është e preferueshme”. /Telegrafi/
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1579 1580 1581 1582 1583 1584 1585 1586 1587 [1588] 1589 1590 1591 1592 1593 1594 1595 1596 1597 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.