Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
hej pasi lexova kete siper ,nuk po me behej te shkruaja ketu.
disa pasazhe i vura trurit bliip bliip-e dhe tani jam gati te shkruaj per udhetimin tim si turiste.
http://www.youtube.com/watch?v=7hxmlUWceHg
ky eshte siti qe me frymezoi te shkruaj sot ne kete ditar publik. Shpesh ditaret e mia mbushen me gjerat nga me te ndryshmet, foto te cmendura, eksperimente ngjyrash, aktivitete qe une kam bere me shoqerine dhe me frymezojne.Pjeset me te pelqyera jane lutjet ,pasazhet prej Bibles. Duket qe fletet e ditarit jane punuar disa here ne menyre artistike ,disa here pa kujdes, disa here duke u perpoqur te shkruaja me doren e majte meqe jam biologjikisht mengjarashe,nje fakt qe e kam ditur dhe me pare por qe vetem keto kohet e fundit po filloj ta vej ne pune doren time te majte. E cudtishme por e vertete.Shume vite me pare prinderit e mi u perpoqen me shume vullnet qe une te futesha ne rrjedhen e 'normaleve' : te shkruaja me doren e djathte, dhe ia arriten.
Ndersa dikur ky fakt me bente te qaja, sepse thelle e ndjeja nje deprivim te tmerrshem qe ata me kishin bere,sot me ben te qesh. Sot shkruaj me te dyja duart.
Nejse, e nisa me ditarin tim. Sa here qe lexoj ate ditar, futem ne nje bote te lire, krejt si femije, pa fytyra, pa maska ,nje ditar i shprehur vetem nepermjet meje dhe Zotit. Dhe kjo eshte si pasqyre qe une po mesoj te jem akoma me shume sic Zoti do qe une te jem , pa maska, pa fytyra, pa dykuptime fjalesh. Ajo qe eshte po eshte PO dhe ajo qe eshte jo eshte JO. (sic e permend ne Bibel, harrova pasazhin)Te jem reale me veten ne rradhe te pare dhe me njerezit perreth meje qe te mund te ndihmoje dhe ata te jene te lire, pa bagazhe te erreta ne zemer.
Jam dashuruar me njerezit, me shoqerine qe ai me ka dhene. Jane krejt reale me gabimet e tyre,kur derdhin zemrat dhe tregojne sfidat e tyre.Standarti im dhe i tyre eshte Bibla. Atyre mund ti them se c'ndjej ne zemer dhe jane pikerisht ata qe shikojne potencialin tim. Atyre mund ti bej te ditur se inati im ne disa momente qe del ne fjale insensitive dhe sarkastike, kryelartesia ime vjen prej faktit se une jam e pasigurte . Auchhh! ja e shkruaja...eshte kaq e veshtire te pranoj kete gje,une gjithmone kam qene krenare dhe nuk i kam kerkuar njerezve ndihme epr asnje gje dhe Zoti ka punuar mbi zemren time pikresisht gjene qe urreja me shume, me ka bere te jem me njerezore-me ka bere te pranoj gabimet,gabimet e nje perfeksionisteje qe ishte ne self-denial.Te jesh e krishtere eshte nje bekim shume i madh se analizon zemren tende perdite ne eshte e drejte me Zotin. Dhe se fundmi po shoh qe disa gjera qe bej nuk i bej me motivimin e drejte, disa gjera i bej me motivin e vetem qe te dukem me shume se c'jam. quhet ndryshe genjeshter ndaj vetes ose fjala me e mire qe mund te gjej eshte DECEPTION.
Dhe vetem fakti qe une po ve ne praktike gjene e kundert qe jam mesuar te bej, te jem me e hapur,te jem me e lehte me gabimet, ky fakt dhe shume te tjere qe kane sfiduar menyren time te vjeter te te jetuarit ,ky fakt mua me sjell liri,me ben te hedh boshte monstrat qe kam mbajtur per disa kohe ne zemer, iuuu... kjo gje mund te ndodh vetem dhe vetem npm Jezusit dhe vdekjes se tij ne kryq.
Psikologjia mund te lidhet fare pak me betejat shpirterore, une dua ti kem te dyja.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.