Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A ua dini vlerën meshkujve shqiptarë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9396)


Postuar nga IQVLORA datë 16 Tetor 2008 - 18:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti



O rracist oooo diskriminues... oooo feminist


Pse ore femrat te marrin te huaj, neve me patjeter shqipe eeeeeeeeeeee?! :p



Pervec shakave, une (me kismet...) dua ta marr nusen jo vetem shqiptare, por edhe nga anet e mia!


Peace!






Gjergj njeriu meson edhe ne ''pleqeri'' dhe une kam mesuar mjaft per keto 10 vite emigrim.Nga anet e tua dhe te miat thuhet nje fjale e urte:''Jepe vajzen ne kaure,por kurre mos merr kaurke''.Pse thuhej keshtu?Kristianet kane qene pak me te ''civilizuar''ose me mire pak liberale e me te bute ne krahasim me ne myslumanet.Pervoja ime e ka provuar kete thenie qe eshte mese e vertete.Kete e kam vertetuar jo shume larg,por ne rrethin tim familjar se pari e pastaj ne te njohurit e mi.Ndersa kauret e huaj (nuk e kam fjalen per ata xhybemedhenjte qe veshin fustane,arabet) ne Europe apo ne USA dijne se si te sillen e ta trajtojne mire nje grua,ndersa ne shqiptaret kemi akoma ''infeksion'' nga e shkuara.Ndersa persa i perket te kundertes mos gaboni djem shqiptare se do te beheni pishman qe keni lindur,sepse nuk do t'ua tret stomaku sjelljen e nje ''mushke'' nga Europa apo Amerika.
Po te tregoj konkretisht:
Im kunat eshte martuar me nje vajze kristiane.Une dhe ime shoqe i kemi bere qindra ndere e kemi respektuar gjithashtu sa nuk e ka per nder,por ajo si gjithmone armiqesore.Nuk e kuptojme se si mund te sillillemi me te.Ne me buke ajo me gure.
Nje mbesa ime eshte martuar me nje djale kristian.Kalojne shkelqyeshem dhe ai e mban ate ne pellembe te dores.Ajo si vajze e mire dhe e zgjuar ja respekton edhe njerzit e tij.Keshtu qe edhe vjerri me vjerren betohen per koke te nuses.
Ndersa persa i perket martesave te albanian me te huaja;
Djali i nje te njohurit tim eshte martuar me nje spanjolle.Kur shkojne vjehrri apo vjehrra ne shtepine e djalit e gjejne nusen me kembeperpjete ne sofa(divan) dhe nuk e luan bythen fare.I ngrihet per te shkuar ne pub apo night club i thote burrit mbaje vajzen se une ika me shoqerine.Pra e ka kthyer ate ne sherbetor.Do ta duroje ti vogelushi xhaxhit te te trajtonin si lolo apo dado shtepie?E pra ky eshte ai racisti Gjergj.
Persa u perket vajzave shqiptare vertete kane vlera,por nga sjelljet e padenja karshi tyre te djemve shqiptare po i bene ato te shikojne per foreigner.

Kundershtuesja ju keni te drejt kur thoni se ne burrat shqiptar bejme shume pas te afermve.Tipik si burri jot kam qene edhe une dhe llafet e atyre te afermve qe ne i kemi per zemer, na perzene mbrapa edhe pse jemi me mijra milje larg.Ke shume te drejte ,me te dashurit ne familje jane vetem familja jote burri, e femijet.As nena ,as babai,as motra e as vellai ,le me pak me tutje ndjejne nje keqardhje nqse te ndodh dicka,por jo se u behet vone.Gjithsejcili shikon ne der e brenda.
Me falni se u zgjata por shkas u be Gjergji qe me ngacmoi.Meso nga ata qe kane kaluar eksperienca ne jete Skenderbe!


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.