Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1582 1583 1584 1585 1586 1587 1588 1589 1590 [1591] 1592 1593 1594 1595 1596 1597 1598 1599 1600 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Digjet flamuri shqiptar ne Genova. Nderpritet ndeshja Itali-Serbi.
Shikoni cfare kane bere serbet ne Itali para pak oresh. Kjo ndodh vetem dy dite pasi 50 vete u plagosen ne Beograd gjate gay pride.
Serbia po del jashte kontrollit.
Tension në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin “Marassi” të Xhenovas. Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar para se të nisë ndeshja.Takimi i vlefshëm për grupin C, një nga më të rëndësishmit e ditës, ka nisur me një akt urrejtjeje ndaj shqiptarëve ku nuk ka munguas as këtë herë sllogani “Kosova është Serbi”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se tifozeria serbe ka shkaktuar trazira edhe në qytet, ku fillimisht kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të dyqaneve, kjo ka bërë që policia të arrestojë disa prej tyre.
Të irrituar, ultrasit kanë mbërritur në stadium dhe kanë filluar trazirat edhe aty, sapo skuadrat kanë dalë në fushë, duke bërë që ato të kthehen menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Tifozët serbë kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të fushës dhe drejt tifozëve italianë, cka ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Turma dukej se drejtohej nga një tifoz që kishte mbuluar fytyrën me një maskë.
Më pas kanë tentuar të thyejnë vertratën që i ndante nga tifozët italianë, por nuk kanë munguar as xhestet e urrejtjes ndaj shqiptarëve, si ai i djegies së flamurit. Mësohet se në stadium kanë qënë të pranishëm rreth dy mijë tifozë serbë. Pas këtij incidenti, është pezulluar përfundimisht ndeshja e futbollit, e filluar me 45 minuta vonesë, pikërisht prej këtyre trazirave. Forca të shumta policie kanë rrethuar tashmë stadiumin.
Një gjë e tillë do të thotë se Serbia do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0, ndërsa pritet një dënim ekzemplar për kombëtaren e këtij vendi.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1582 1583 1584 1585 1586 1587 1588 1589 1590 [1591] 1592 1593 1594 1595 1596 1597 1598 1599 1600 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.