Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1587 1588 1589 1590 1591 1592 1593 1594 1595 [1596] 1597 1598 1599 1600 1601 1602 1603 1604 1605 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Ora 02:30: Kapet kapoja qe dogji flamurin, ishte fshehur poshte autobuzit
Replika mes qeverise serbe dhe italiane (konflikti tashme politik)
Beteja guerrilase e tifozëve serbë me policinë, që çoi në djegien e flamurit shqiptar dhe ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi, ka bërë që mes këtyre të vendeve të ketë një përplasje të vërtetë se i kujt është faji. Presidenti i Federatës Serbe Tomislav Karaxhiç ka thënë se “ky ishte një sulm ndaj shtetit italian dhe gjithë futbollit botëror”.
“Ne kishim dy ditë në Xhenova dhe ndjenim presionin e tifozëve tanë përqark hotelit. Të martën Policia Serbe dhe Federata jonë kishin informuar autoritetet italiane se drejt Xhenovas kishin udhëtuar persona të rrezikshëm, me qëllim ndërprerjen e ndeshjes.
Nuk u bë asgjë dhe ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Karaxhiç.
Ndërkohë, ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministrit të punëve të brendshme të Italisë Roberto Maroni. “Faksi i autoriteteve serbe erdhi në zyrat e Policisë Italiane, por ishte një komunikim burokratik, rutinë, dhe nuk përmbante asnjë alarm për ardhjen e tifozëve të dhunshëm”, - deklaroi Maroni. Ai më pas i është përgjigjur edhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, që deklaroi se në Beograd një gjë e tillë nuk do të ndodhte.
“Po ju kujtoj Gay Pride, sa për të thënë që serbët nuk mund të na japin leksione”, tha Maroni. Ata mund ta ndalonin që ultrasët e tyre të dilnin nga Serbia, por nuk e bënë”, tha më tej ministri i brendshëm i Italisë.
E ndërkohë kombëtarja serbe ka mbërritur në Beograd, ku futbollistët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1587 1588 1589 1590 1591 1592 1593 1594 1595 [1596] 1597 1598 1599 1600 1601 1602 1603 1604 1605 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.