Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- projekt 01 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10563)
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Te lutem mundohu ta kuptosh mospranimin tim....
Deshiroj te jem e sinqerte me ty sepse je i mrekullueshem...te dua....por nuk te dashuroj...
Nje rreth ndjenjash me te forta se un ka ne dore zemren time,ndjenjat e mia,dashurine time.
Un dua nje tjeter..e dua me shum se jeten time..me shum se ajrin qe thith..me shum se gjithcka e shkruar...me shum se gjithcka e lexuar..me shum se c'do parim...me shum se c'do rregull...me shum se c'do e vertete e shkruar ne syte e tu.
-Ai i shtangur nga ky rrefim gati femijror qendronte perballe saj dhe perpiqej te behej i shurdher...nuk donte dhe nuk mund'te te besonte...ashtu i mpire i dukej se refuzimi i kishte hyre fshehurazi ne zemer dhe po ja coptonte,shikonte syte e saj te bukur dhe lutej qe te vdiste poshte atij shikimi.......shikonte buzet e saj dhe deshironte qe denimi i tij me vdekje te jepej nga ato buze......shikonte vendosmerine e saj dhe vajtonte lumturine qe po i rreshqiste nga duart.
Ne doren e djathte si per te ironizuar gjithcka te nxehte qe po ja merrte frymen, ndjente freskine e unazes qe kishte blere per te ..ndjente ciltersine dhe zemerimin e saj...ndjente dashurine qe po largohej duke i lene doren e akullt dhe shpirtin e ngrire.
Shpirti im......................por nuk arriti ta mbaronte mendimin ...zeri filloj ti drillej....belbezoi dicka pa kuptim sikur lotet e tij ,dhe pa e kuptuar se nga i vinte ajo force i ktheu shpinen dhe filloj te largohej.........
Te lutem mos me urre........... po i thoshte nje ze tek mbyllte porten e lumturise,por nuk arriti te kuptonte se ishte zeri i saj apo zeri i jetes.
Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.