Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- ^ Koncerte Live, Data e Informacione rreth tyre ^ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13704)


Postuar nga Tulipani datë 06 Korrik 2007 - 18:25:

Post Sean Paul, xhamajkani qe ndezi Tiranen

Marre nga Koha Jone

Sean Paul, kengetari xhamajkan e "ndezi" Tiranen mbreme, pasi tingujt e muzikes reagge te tij kane dale jashte rrethimit te stadiumit "Qemal Stafa".

Vemendja qe e ka rrethar ardhjen e yllit te muzikes boterore ne Tirane, kengetarit xhamajkan Sean Paul ka qene jo e vogel. Por edhe qe Sean Paul ka mbetur teper i impresionuar nga femrat shqiptare nuk ka pike dyshimi. Pasi ne cdo pushim kenge, kishte nje pershendetje apo nje dedikim per to, vajzat e bukura te Tiranes. E dukej se koncerti ishte dedikuar atyre, ndonese Sean Paul nuk dinte shume per Shqiperine para se te shkelte ketu.

Jo pak fansa e kane pritur me ore tera ne shkallet e Hotel Tiranes, vetem per ta pasur pak metra larg kengetarin e tyre te zemres. Nuk kane pyetur as per vapen e oreve te pasdites, dhe kane pritur mese 3 ore jashte stadiumit "Qemal Stafa" para se koncerti te filloje. Sukses i padiskutueshem, pasi Sean Paul, eshte nje nder kengetaret me te dashur per rinine shqiptare. E kjo dukej qarte edhe ne atmosferen qe perfshinte kedo qe e degjonte qofte edhe jashte rrethimit te stadiumit.
Megjithe vonesat e tij, fansa te "cmendur" madje edhe vet gazetaret nuk e kane lene Sean Pail t'ju shpetoje pa i marre autograf dhe ca me pak pa e fiksuar kete moment ne apatatet e tyre fotografike nje perqafim me te.

Ndersa pergjate konferences Paul u shpreh se, " jam ketu dhe dua te percjell kulturen time ne Shqiperi dhe te njihem me kulturen tuaj ne te njejten kohe".

Pas Tiranes, si i vetmi metropol ballkanik ku shkeli Sean Paul per "Summer Tour" ai do te mbahu koncertet e tij ne Kelnin, Berlinin, dhe ne Bruksel.


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.