| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Po mire, sipas jush krijohet nje biznes i tere kafe duke i imponuar restoranteve me zor kafe ne vet?
Po Digitabi krijohet duke ju imponuar njerezve te blejne dekoder? Mua me duket e pamundur.
Kur doli Digitalb ne Shqiperi perkoi dhe me daljen ne Itali, por ne Shqiperi eci shume me shpejt. Thua valle te ket imponuar qindra mijera blerje Dritan Hoxha pa e njohur askush (perderisa Lordi thote se nuk e njihte) ?
Reagimi im mbi vdekjen ishte i ngjashem. Keta jane njerez qe fitojne lekun dhe kujtojne se jane te pavdekshem, per te perfunduar pas pemes ne fund. Sidoqofte ai njeri krijoi nje institucion dhe (nuk eshte vetem pershtypja ime) investoi shuma marramendese qe gjerat te shkojne tamam. Mos ecni te me thoni se do kishit investuar miliona dollare ne nje televizion, sepse ka burra me te mire aty jashte qe nuk jua mbajti te investojne aq sa investoi Tani. Kjo per faktin e thjeshte se TV nuk ka shume fitim. Se dyti kini parasysh qe nivelin teknik te Top Channel se ka asnje TV, sepse per te tjeret mjafton tu dali figura dhe te thone tyren, ndersa Tani ishte i fiksuar me cilesine teknike po aq sa me programacionin.
Doni apo nuk doni, keni kaluar ore te tera me programet e Topit, te cilat dikush i paguante edhe pse leket e reklamave nuk dilnin as per rrogat. Ai dikush ka qene Dritan Hoxha mesa duket, dhe vdekja e tij nuk trishton ne plan personal aq sa ne plan institucional, ku la nje institucion jetim qe sidoqofte nuk do jete me ai qe keni pare deri me sot.
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.