Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)


Postuar nga Fajtori datë 10 Korrik 2008 - 02:22:

Pa dashur te nxeh dhe une gjakrat me duhet te them mendimin tim.

Aljohin ka shkruar ate qe mendova sot ne dreke, sepse kur pashe spostimin ne filozofi te mirefillte nuk e gjeta veten dhe evitova te shkruaj.

Ideja e temes eshte me shume nje introspeksion ku do ftoja te tjeret. Dhe ketu nuk flas per introspeksion personal por te perbashket mbi popullin qe jemi apo ligjet qe krijojme. Kohet e fundit kam vene re gjithmone e me shume qe shtetet po behen mbytese per njerezit. Por kam vene re gjithashtu se disa "polici" me ndjellin me shume respekt e disa te tjera me pak. Padyshim qe faktoret nuk mbarojne asnjehere, por duke menduar thjesht per kopshtin tone duket sikur fajin nuk e ka aspak shteti dhe as policia, por neve qe krijojme rregulla qe nuk mund ti zbatojme dot. Kjo fundja eshte tipike e shume shteteve dhe mendoj se kjo tregon shkallen e civilizimit me shume sesa pjatat e argjendit qe mund ti kete prodhuar djersa e bujkut indian para shume vitesh.

Shpresoj qe ky mesazh mos te jete ofendues per askend. Sepse me kane pelqyer kjo teme dhe ka pasur ispirime per te menduar me gjate dhe me tutje. Megjithate (te pakten per mua) kur e hapa ideja ishte vetem ato pikat qe Aljohin ka gjetur tamam. Liria ne pergjithesi eshte koncepti me i veshtire per tu perkufizuar dhe nuk e ve ne dyshim qe rregullat dhe ligjet duhen. Por deri ku duhet te kene limitin dhe cili eshte raporti me njerezit? Ose me sakte pse ndonjehere ekzistojne ligje qe te gjithe do i shkelim njesoj?


  Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.