Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqiptaret dhe edukata qytetare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18448)


Postuar nga Vizioner datë 18 Shtator 2011 - 11:02:

Mendoj se;

"Edukata qytetare" eshte dicka komplexe. Shume elemente te saj jane te trashegueshem. Trashegimnia eshte dhe celsi i zbatimit ne jeten e perditshme te ketyre elementeve.
Nje nga elementet jane dhe theniet "faleminderit" e "te lutem". Keto fjale-shprehje, nuk jane trasheguar ne perdorimin familiar gje e cila sjell dhe mosperdorimin ne ambientet jashte saj.

Ne qofte se nje femije do te rritej ne vite bashke me kete shprehje nga prinderit e tije, do te asimilohej nga femija si nje "kulture miresjellje" normale ku, dhe ky femije ne rritje, do ta transmetonte ne shoqeri. Kjo gje ka "munguar" ne shqiperi, ne masen e madhe te familieve.

Neve, "ta jashtmeve" na duket paksa cudi dhe e vejme ne dukje mungesen e perdorimit te tyre nga "te mbrendeshmit" ne shqiperi por, edhe NEVE na u desh nje kohe relative te ambjentoheshim me keto shprehje ne vendet ku jetojme, ambjentim i cili erdhi-u fut tek ne dhe pak "i detyrueshem" si rrjedhoje e perdorimit masiv ne kulturen e vendit ku jetojme.

Ka raste akoma, edhe mbas kaq vitesh ketej, ku Ne, si shqiptare me kulturen e marre ne femijeri, kur nje Mik i ngushte apo dhe Partnere me kombesi te vendit ku jemi, kur na thote "faleminderit" mbas nje veprimi-ndihme qe i kemi dhene, i themi "Ske pse thu "faleminderit", eshte evetkuptueshme qe per partnerin do e beja". Por, ne ate moment ne ngaterrojme dicka qe, ne kulturen familiare, ne breza, tek shume shtete perendimore, fjala "faleminderit" eshte perdorur nga Prinderit karshi njeri-tjetrit (partnerve) si dhe karshi femijeve dhe anasjelltas femijet e kane perdorur kundrejt prinderve.

Pra, dal tek ajo qe desha me thene me lart se, eshte nje edukate (e mire apo e keqe) e futur ne breza dhe me rrenje ka ambientin Familiar.

Ne, nuk mund te pretendojme ta kerkojme karshi shqiptarve (meje-teje-atije-asajt) sepse jemi vete pjese e kasaj "edukate" te mostrasheguar.


  Gjithsej 36 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.