Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Arbereshet. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18676)
Me duket e kote te kapemi pas ndryshimeve ne te folur. Po te vini re me kujdes edhe toskerishtja e sotme eshte shume diferente me arberishten. Arberishtja eshte e ndikuar nga greqishtja dhe latinishtja. Perveç ketyre do shtoja se duket si nje gegenishte me theks tosk. Ketu ka nje problem sepse vendi i origjines nderkohe ka kaluar nje ndikim te forte te gjuhes orientale turke dhe ne kete rast berthama eshte spostuar tek ata persona qe nuk jane influencuar pra tek arbereshet.
Nje kuriozitet tjeter ishte p.sh ne lidhje me arbereshet e Piana dei albanesi ne Siçili, ku deri vone ne fshatin e tyre nuk mund te banonte asnje i "huaj" dmth qe nuk fliste shqip.
Ne dokumentarin e mesiperm te realizuar ne Civita nje vend diku ne Kalabri aty ku ndahet deti Jon me Tirrenin dokumentohej shtepia me fytyre njeriu. Oxhaku dhe dy dritaret anash tij nga ana e jashtme merrte pamjen e fytyres se njeriut.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.