Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 16 Shkurt 2013 - 23:59:

(vazhdim) Duket se i njëjti skenar po luhet sot edhe me Turqinë dhe shtete që i përkëdhelen ndër shalë. Dhe këta e dinë mirë se një ditë kurdët do të kenë shtetin e tyre, çfarë do të thotë largim i një pjese të territorit të sotëm turk. Por problemi është të humbin sa më pak dhe ndarja të jetë sa më paqësore, sepse në fund të fundit marrdhëniet ekonomike do ti kenë të përjetshme, si çdo komshi me komshiun.
E këto gjëra nuk janë të panjohura as për politikanët turq e as për ata shqiptarë në rastin e Kosovës dhe Maqedonisë. Një shkëputje e shqiptarve të Maqedonisë në shtet më vete apo në konfederatë me Kosovën apo dhe me Shqipërinë, nuk e shpërbën krejt shtetin e ri maqedon, por që ai shtet të vazhdojë si pikë neutralizuese në Ballkan, të paktën midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë, duhet që ai shtet të humbë sa më pak nga një shkëputje e shqiptarve prej andej. Ndaj planet e çdo ane dhe çdo kapitali të madh janë për një humbje sa më të madhe të shqiptarve nga territoret e tyre stërgjyshore. Ndaj dhe kollonat e pesta punojnë ditë e natë në territoret shqiptare të Maqedonisë së Re, të paguara nga këto kapitale konkurrente, duke e prezantuar këtë komunitet si njerëz pa shkollë dhe të prapambetur, si njerëz hamarrës dhe pa shkollë, si fanatikë myslimanë mesjetarë. Të gjitha këto ekzistojnë tek shqiptarët e Maqedonisë, por jo në atë masë që i paraqesin mediat.
Kështu, Daltonat realë punojnë ditë e natë me daltat e tyre, ta tregojnë këtë minoritet dhe gjithë këtë popull si grindavec, nacionalist dhe të prapambetur. Daltonat realë nuk janë vetëm shqiptarë gjysëm-intelektualë. Ata janë në të vërtetë gjysëm të fshehur e gjysëm të hapur. Ata nxisin nga njëra anë maqedo-nasit sllavo-folës të bërtasin kundër shqiptarve. Nga ana tjetër, këta Daltona nxisin shqiptarët tu kundër-përgjigjen sharsve të poshtërve. Dhe Daltonat i filmojnë këto për ti treguar atje dhe atëhere ku-r ata duan. Nga njëra anë Daltonat nxisin njërën palë, e nga ana tjetër nxisin palën tjetër. Për këtë ata nxjerrin pinjollët e tyre, që dhe shqipen e flasin keq, pinjollë këta me prejardhje nga zona pak të zhvilluara, si të tilla edhe me komplekse inferioriteti, duke i prezantuar këta si përfaqsues të të gjithë popullit shqiptar, në mënyrë që popujt e tjerë të mësojnë nëpërmjet medias se ky popull vuaka nga komplekse inferioriteti, ndaj duhet mbajtur nën kontroll.
Albini shqiptar-kososvar i ardhur patjetër pak shekuj më parë nga Azia e Vogël, dikur nga kurdët, prej nga ka dhe mbiemrin, ndonëse nga fytyra i përngjan pamukëve bullgarë. Kreshniku shqiptar, i cili duhet të jetë me origjinë nga ndonjë zonë e prapambetur shqiptare e veriut. Dhe Koçoja po i Shqipërisë, por nga e folura duhet të jetë nga ndonjë zonë jugore ngjitur Greqisë, i cili nga mbiemri duket familje e vjetër shqiptaro-greke, por që tregon ata të ardhur të dikurshëm nga kultura-fetare proegjyptase, Danajt, emër me të cilin cilëson herë-herë Homeri juglindorët e ardhur në luftë kundër trojanve.
Po panvarsisht prejardhjeve të tyre, sepse të gjithë njerzit në botë janë të ardhur, thotë llafi i urtë, dikush më parë e dikush më mbrapa, dhe lëvizjet e njerzve nuk kanë për të mbaruar kurrë, ne dallojmë tek këta tre moskëtierë pikërisht Daltonët shqiptarë, që duan ta fusin shoqërinë shqiptare në konflikt me komunitetet dhe shtetet e tjera përreth; si fillim këta ngrenë në qiell vetlavdërimin dhe hiperbolizimin e vetvetes, (shoqërisë që gjoja mbrojnë), pastaj nxisin në kulm urrejtjen për fqinjët, më tej hedhin në protesta paqësore turma të tëra, me kalimin e kohës këto protesta kthehen në luftarake, sepse Daltonët punojnë nga të gjitha anët, dhe kur kapitali i madh u jep urdhër, këta nxisin edhe konflikte të armatosur, sepse casus beli-t janë gjatë gjithë kohës permanentë e në të gjitha anët. Kështu, gjith‘ vetbesim jo vetëm në forcën e tyre por edhe në të drejtën e tyre të pakontestueshme, nisin konflikte të armatosur, në fillim të të cilave duket pak fitore për njërën nga palët, e më vonë kjo fituese fillestare sheh se ka humbur më shumë nga sa mund të kish imagjinuar ndokush në fillim. Me vendosjen e „paqes“ nis investimi, puna e zhvilllimi, por dhe pagesa e dëmshpërblimeve. (vazhdon)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.