Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- a ka tradhetar ndaj kombit sot shqiperia? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18716)


Postuar nga kendrevica datë 25 Gusht 2013 - 23:33:

Pse vini verdall me teori thuajeni shqip.

Tradheti quhet veprimi qe demton interesat e kombit dhe sjell dobi tek armiku.

Ne vitin 1924 Revolucioni demokratiko borgjez e rrezoi Zogjin e Burgajetit,por Fan Noli beri disa gabime foshnjarake ne administrimin e pushtetit gje e cila beri te mundur kthimin e Zogollit te Matit,nipit te Esat Pash Toptanit nga ushtria e krajlit te Jugosllavise se atehereshme.Ky kthim nuk u be ashtu falas per mustaqet e Zogut te pules.Zogji nenshkroi shume marrveshje me Jugosllavine ne dem te interesave te shqipetareve te Kosoves dhe te shtetit 28000km2.Ai Zogji pra i fali krajlit nje pjese Shqiperi sic eshte perla Shen Naum buze liqenit te Pogradecit.(Kush nuk e ka pare ja rekomandoje ta shohe ate mrekulli).Kjo ishte e para dhe e dyta ishte kur ky bashibozuk nenshkroi shume marrveshje skllaveruese me Italine fashiste.Keshtu me 7 prill 1939 ushtria fashiste sulmoi Shqiperine.Kjo gje u muar vesh nja dy dite me pare.Zogji mbajti nje fjalim ne radio dhe tha se do mbathte opingat e do luftonte ne mal me shqipetaret.Po c'beri ne te vertet ne nje kohe nga me te veshtirat per nje komb!? Veshi kepucet lustrafine dhe iku e la vendin ne duart e fashisteve duke mashtruar popullin.Pra bashibozuku matjan jo vetem iku si lepur i pegere por vodhi edhe arin e shtetit shqipetar mbi 400 e ca kg e ja mbathi ne B Madhe.Si e ka emrin kjo lloj veprimtarie e ''mretit'' nga Mati!?
Per te gjitha keto hynere ''ne dobi'' te kombit nje bashibozuk tjeter nga fshati Vicidol i Tropojes nje i quajtur sali berisha i beri nje monument ne kryeqytet me paret e taksapaguesve shqipetar pa i pyetur ata.Iku edhe kjo.
Ne mars te 2009 dy muaj para zgjedhjeve elektorale Shqiperine e viziton jo pa qellim kryeministri i shtetit te falimentuar grek.Larg syve te medias ai qe rehabilitoi ''patriotin e madh'',Zogjin e pules nenshkroi nje marrveshje qe i falte 350 km2 siperfaqe ujore ''Gerqise'' duke na i sjell deri ne karaburun e 900 m larg Sarandes.Sigurisht nuk ishin te ngopur shovenet grek me Camerine,por donin akoma nje cope tjeter te majme qe eshte e pasur me hidrokarbure dhe vicidolasi ja fali sikur ja kish lene i ati.
Pra nje zogj i ri saliu i ardhur nga veriu njesoj si Zogji,por pak me lart, nga Tropoja.Ky batakci te cilit i kishim besuar na lidhi miqesi edhe me serbin Fazllic i cili perfaqesonte interesat e shtetit dhe mafies serbe ne Shqiperi e keto me ndihmen e saliut nga Vicidoli.Per mos te folur per korrupsionin e madh miliardesh te tij dhe familjareve te tij,per privatizimin e bregdetit ne gati 30% te tij etj.
A mund te me pergjigjet dikush se a kane ngjashmeri keta dy politikane verior me njeri tjetrin dhe si e ka emrin veprimtaria e tyre!?


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 44 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.