Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)
Elbasani: Do të rishikohen të gjitha kontratat
Krerët e klubit elbasanas kërkojnë t'i japin secilit futbollist portokalli atë që meriton.
Rishikimi i kontratave shkakton panik te futbollistët e Elbasanit.
Kjo, sepse tri javë më pas pritet të bëhet rishikimi i plotë i tyre. Një hap i tillë është vendosur të ndërmerret me iniciativën e grupit të aksionerëve të SH.A "Elbasani", ngaqë është gjykuar se kjo do të jetë zgjidhja më e mirë dhe më e arsyeshme për të marrë secili atë që meriton gjatë edicionit futbollistik. Një iniciativë e kësaj natyre ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku. Pas javës së 15 të të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit, Elbasani mban vendin e 7-të në renditjen aktuale, me pikë të barabarta me Besën. Por, edhe pse ekipi ndodhet 6 pikë larg vendit të fundit, ecuria aspak e mirë e javëve të shkuara e ka vënë në pikëpyetje qëndrimin në Grupin A1. Aksionerët e SH.A "Elbasanit" po përgatitin paketën ligjore për rishikimin e kontratave në bashkëpunim me një grup specialistësh të kësaj fushe. Nisur nga rezultatet mjaft të dobëta dhe loja pa nivel e një grupi futbollistësh, që kanë nënshkruar për shuma të majme, aksionerët janë shprehur se domosdoshmërisht duhet të rishikohen kontratat. Kjo ka shkaktuar panik te një pjesë e futbollistëve, por ka gjetur mbështetjen te një pjesë tjetër.
Një nga aksionerët portokallinj, Ilir Hoxha, disa javë më parë tha se një nga titullarët nuk po e justifikonte kontratën që kishte nënshkruar me të, prandaj e përjashtoi nga ekipi. Ndërkohë, grupi i aksionerëve të SH.A "Elbasani" ka konfirmuar se pas javës së 18-të do të zhvillohet një merkato e fuqishme. Gabimet e bëra në përzgjedhjen e disa lojtarëve dhe përcaktikimi i vlerës së kontratës së tyre nisur nga "emri i madh", nuk do të përsëriten më. Ky është qëndrimi unik i aksionerëve portokallinj. Sipas tyre, ka ardhur koha të investohet seriozisht për ata që e meritojnë. "Në kontratat e reja nuk do të ketë afate kohore të shkurtra. Ne do të përpiqemi që ato të jenë dy ose trevjeçare. Nuk do të investojmë për të humbur futbollistë, por për të fituar sa më shumë të tillë," - kanë deklaruar gjatë një takimi pune midis tyre aksionerët portokallinj. Sipas tyre, ndoshta një lëvizje e tillë do t'i disiplinojë në shkallën e duhur futbollistët e Elbasanit, të cilët, më shumë sesa të bëjnë më të mirën për ngjyrat portokalli, po mendojnë nëse do të mbeten apo jo pjesë e Elbasanit në të ardhmen.
Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.