Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)
Xhyra: Ballafaqimet me rivalët, vendimtare
Mbrojtësi 19-vjeçar i Shkumbinit shprehet optimist për qëndrimin e ekipit të tij në Grupin A1.
Futbollistët e Shkumbinit vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat me Besën. Tripikëshi i marrë ndaj Flamurtarit e ka ngritur moralin në ekipin bardhekaltër, duke shtuar kësisoj edhe "oreksin" për ta pasuar atë me një tjetër fitore. Sipas mbrojtësit të ri të Shkumbinit, Kelment Xhyra, ekipi i tij e ka grupin e futbollistëve dhe përgatitjen e duhur për të qëndruar në Grupin A1. Në takimin e fundit Xhyra u aktivizua që në minutën e parë nga trajneri Bici dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Duke folur për fitoren me Flamurtarin, mbrojtësi shtatlartë i Shkumbinit mendon: "Nuk diskutohet që ajo me Flamurtarin ishte një fitore e merituar dhe e arritur në kohën e duhur. Kjo fitore ka jo vetëm vlera 3-pikëshe, por edhe morale. Triumfuam ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në fundin e tabelës dhe kjo tregon se Shkumbini meriton të ngjitet më lart."
Në ballafaqimin me skuadrën vlonjate Shkumbini pati 4 mungesa të rëndësishme në formacion, Nexha, K.Dervishi, Xhaja dhe Bylykbashi. Megjithatë, kjo nuk u ndie aq shumë, sepse zëvendësuesit e justifikuan plotësisht besimin e trajnerit Bici. "Për mua është më e lehtë kur luaj jashtë, sesa në Peqin. Kjo nuk është diçka e mirë, por me kalimin e kohës besoj se do të më kalojë. Kam fatin dhe privilegjin që luaj përkrah kapitenit Magani, që për mua është model i futbollistit. Me të në fushë, çdo gjë bëhet më e lehtë. Ai vazhdimisht më ka qëndruar pranë dhe më ka inkurajuar, edhe kur nuk jam paraqitur si duhet," - shton më tej Xhyra, shtatlarti i mbrojtjes peqinase, i ardhur nga ekipi i të rinvje.
Për Kelment Xhyrën, Shkumbini ka hyrë në fazën e tij më të rëndësishme. "Ekipi ynë duhet të tregohet i saktë përballë çdo kundërshtari, sidomos me rivalët e drejtpërdrejtë për t'iu larguar fundit të tabelës. Duke filluar nga ndeshja e së shtunës me Besën, Shkumbini duhet të tregojë karakter dhe shpirt të lartë gare, elementë këto tepër të domosdoshëm për të fituar një ndeshje futbolli dhe për t'iu larguar zonës së ftohtë," - gjykon në fund Xhyra.
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.