Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ku qendrojne shkaqet e nje opozite destruktive ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4944)
Roza rozina, celin trendelina...
Me shume gjera qe po thoni jam dakort po jo me te gjitha. Tani nuk kam kohe ti kundershtoj nje nga nje sepse paskeni shkruar shume. Nje gje me vjen ne mend.
Analiste, kujton se politika behet duke qene cuna dhe goca "te mira". Diktatura e kartonit ekziston ne gjithe boten. Ne Itali Berluskoni po aprovon ligje qe ti shpetoje procesit gjyqesor. Ose po krijon ligje qe te shpetoje RETE 4 nga dalja jashte loje (rrjeti i vet i perdorur nga Emilio Fede per ta perkrahur).
Ajo qe ti quan diktature e kartonit eshte zbatimi i ligjeve. Asnje parti nuk arrin dot vetem ne qeveri prandaj behen KOALICIONE. Jane sistemet e ekulibrit qe perbejne koalicionet qe garantojne se nje parti do pyese dhe tjetren. Pse u dashka pyetur opozita kur shumica e njerezve te zgjedhur nga populli bien dakort. Parlamenti nuk eshte loje per ti bere qejfin opozites por shprehje e vullnetit te nje populli. Ka ligje per arritjen e kuorumit te votave dhe nese nje parti arrin kuoten bravo i qofte. Nuk i takon opozites te cirret e bertase per anti-shqiptarizem, hajdutllek, demostrata, bojkote etj. Opozita eshte nepunese e popullit, prandaj do mbaje vendin qe i kane dhene zgjedhjet. Eshte kjo qe nuk pranojne opozitat tona dhe nuk flas per PD-istet, por per psikologjine e politikes ne pergjithesi. Pastaj mos kujto se te gjitha logjet e socialisteve kalojne aq kollaj, sa ligje kane rene per mungese votash.
Pra me kupto. Vendin nuk e nderton pajtimi mes pozites dhe opozites sepse keto nga natyre duhet te kundershtojne njera tjetren, por zbatimi i ligjeve dhe aprovimi i tyre me votat qe duhen. Diktatura e kartonit eshte shprehje e popullit, jo e pozites. Populli zgjedh nese te drejten duhet t'ja jape njerit apo tjetrit, apo nese 3 parti duhet te bejne koalicion per te krijuar nje qeveri.
Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.