| Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
U ula te pija nje kafe. Para syve kisha lumin. Isha kaq e zhytur ne mendimet e mia sa edhe pse kafeneja gumezhinte nga njerezit, nuk i degjoja fare. Me pelqen kjo lloj shkeputjeje ketu, qe mund ta kesh gjithe kohen. Ndoshta ngaqe askush s'te njeh dhe indiferenca eshte e dyanshme; ndoshta sepse flitet gjuhe e huaj. S'e di. Di qe me pelqen dhe qe eshte ne harmoni me valen ne te cilen ndodhem zakonisht me mendimet e mia. NUk e kam asnjehere kete shkeputje ne Shqiperi, cuditerisht. Dje mesova 10 ore te besohet? kisha shume kohe qe s'me ndodhte.
Filli i mendimeve vazhdoi aty ku e lashe dje teksa gjumi me mbylli qepallat. Eshte mrekulli te shtrihesh pas nje dite te lodhshme dhe te qetesohesh me ty.
-Te kam menduar- me the, dhe zeri jot kishte nje nuance malli. E the me ze te ulet, gati peshperitje, por ajo te solli kaq prane. M'u duk sikur ishe shtrire me mua e une kisha zgjatur duart e te perqafoja. E di nuk shprehesh shume, por kjo me pelqen tek ty, sepse je i paparashikueshem dhe me ben gjithnje surpriza.
-Vertet?- te pyeta dhe syte me shkelqyen.
-Pse nuk me shkrove?
-S'e di. Me dukej sikur po te shprehja mendimet, do zhdukej ajo hapesire ku isha me ty.
Buzeqesha. te kuptova se per cfare po flisje. Po mesohesha me nje gjuhe te re komunikimi, ku fjalet zevendesoheshin me body language qe i shpreh me mire mendimet e tua. Zeri jot, menyra si me flet, si me perqafon, si me puth, si me veshtron.
Mora fryme thelle dhe nje vale e ngrohte ma pershkroi shpirtin. Ndihesha e lire. Kuptova kuptimin e fjales LIRI: pa ndjenje perkitjeje, pa perkufizime apo percaktime, pa bluarje pafund fiksimesh, pa vrarje mendjeje per te kaluaren apo per te ardhmen, pa thurrje endrash qe asnjehere nuk realizohen.
Me ty ka thjeshtezim te jetes, me ty ka vetem nje kohe: e tashmja, me spontanitetin qe le te lire fantazine dhe perjetimin e cdo momenti me dicka te ngrohte ne shpirt....
| Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.