Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2003 - 08:15:

• Në vitin 1962, mbi bazën e Degës Gjeologjike të Fakultetit të Inxhinierisë, formohet Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave me tre degë të: Gjeologjisë, minierave e shpim-prodhimit.
Dekan të Fakultetit kanë qenë: R. Reka (1962-1965), E. Pumo (1965-1983), N. Konomi (1983-1988), A. Grazhdani (1988-1992), M. Doracaj (1992-1996), F. Diamanti (1996-1997), Th. Korini (1997-1998), S. Theodhorjani (1998-1999), S. Meço (2000-2003); zev. Dekan për anën mësimore kanë qenë: L. Peza (1962-1965), H. Shtino (1965-1985), B. Çela (1985-1989), inspektor mësimor J. Vllaho (1989-1992), P. Nishani (1992-1995), zev.dekan K. Rodi (1992-1995); zev.dekan për anën shkencore kanë qenë Z. Meko (1963-1975), S. Pasho (1975-1984), N. Dafa (1984-1991), të ngarkuar P. Hoxha (1992-1996), Ç. Durmishi (1997-1999); kancelar V. Xhima (1994-1997), M. Fociro (1997 e në vazhdim), zev.dekan P. Nishani (2000 e në vazhdim).
Në vitin 1962 pranë fakultetiti krijohen 3 sektorë shkencor:
1. Sektori shkencor i mezozoit i drejtuar nga Z. Meko, qe vepronte pranë katedrës së gjeologjisë së naftës, në të cilin bënin pjesë: T. Kristo, J. Kanani, Sh. Aliaj, M. Uçi, A. Nurja, E. Dodona, F. Diamanti, A. Turku; gjithashtu janë aktivizuar edhe pedagogët S. Meço e H. Dakoli. Sektori është marrë me studime komplekse për vlerësimin e naftëgazmbajtjes të shkëmbinjve karbonatikë të shkëmbinjve të mezozoit.
2. Sektori shkencor i elementëve të rallë dhe të çmueshëm i drejtuar nga Z. Sinnoimeri, që vepronte pranë katedrës së vendburimeve të mineraleve të dobishme, në të cilin bënin pjesë: B. Ostrosi, N. Çili, Dh. Paparisto, V. Buda, A. Grazhdani, A. Tashko, V. Qirici, A. Kaltani, Y. Dhrami, A. Thanasi, G. Agalliu, K. Aleksi, B. Pallaveshi. Ky sektor është marrë me studimin e shkrifërimeve bregdetare të Adriatikut dhe vlerësimin e tyre, studimin e shkrifërimeve të vjetra të pellgut neogjenik të Tiranës, vlerësimin e shkrifërimeve lumore armbajtëse në pellgun e Matit e Fanit dhe vlerësimi i vendburimeve rrënjësore në zonën Mirdita.
3. Sektori shkencor i magmatizmit i drejtuar nga I. Ndoja, që vepronte pranë katedrës së mineralogji-petrografisë, në të cilin bënin pjesë: Dh. Kote, A. Vranaj, K. Gjata, K. Zeqo. Ky sektor është marrë me hartografimin e shkëmbinjve magmatikë në masivet e Tropojës, Lurës, rajonin e Martaneshit dhe masivin e Shebenikut, ndërtimin strukturor të tyre dhe pozicionin që zënë mineralet e dobishme në profilin magmatik.
Rezultatet e studimeve të kryera janë pasqyruar në raporte gjeologjike dhe në artikuj shkencor që përmenden në rastet përkatëse.
Në vitin 1967 këta 3 sektorë shkencorë të Fakultetit u mbyllen, veprimtaria e tyre dhe pjesa më e madhe e punonjesve kaluan në Institutin e Sudimeve dhe projektimeve të Gjeologjisë e Minierave në Tiranë dhe në Ndërmarrjet gjeologjike.


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.