Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8286)


Postuar nga Klodel datë 20 Qershor 2005 - 21:44:

Edukimi

PS zotohet për kopshte dhe çerdhe për dy herë më shumë fëmijë; shkolla të mesme profesionale për dy herë më shumë nxenësë; universitete me dyer të hapura për çdo të ri; dyfishim të pagave të mësuesve; libra falas për arsimin 9 vjeçar;

PD zotohet për arsim parashkollor për jo më pak se 80 përqind të fëmijëve 5-6 vjeç; tolerancë zero ndaj analfabetizmit dhe libra falas; rritje me 100 përqind të nxënësve në shkollat e mesme; më 2009, 50 përqind e nxënësve të shkojnë në Universitet; autonomi e plote financiare dhe administrative në universitete deri në departamente.

LSI synon të bëjë sipas programit te saj, që arsimi shqiptar të dalë nga mediokriteti dhe korrupsioni, paaftësia dhe injoranca; t'i jepet fund analfabetizmit; shkollës t'i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur; të rinjtë të kthejnë sytë nga shkolla kombëtare.

LZHK premton një reformë të thellë dhe të gjërë; detyrim me ligj që çdo fëmijë të shkojë në shkollë; subvencione për familjet e varfëra për arsimimin e fëmijëve; universitet i hapur për të gjithë; paga të larta për mësuesit dhe pedagogët.


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.