Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Perse Greqia urren Sali Berishen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8622)
Sigurisht qe nuk te ben shqiptar. Kush eshte filogrek ketu ?
Nuk duhet te me keqkuptosh. Shqetesimi im nuk ka lidhje me greket por me rolin shqiptar ne Evrope. Dje nje minister italian ka kerkuar te bllokohen llogarite bankare te shqiptareve. Ndersa Igli Tare ka bere thirrje kunder racizmit te shfaqur ne Itali keto dite. Pra, problemi ndaj shqiptareve nuk qendron vetem ne Greqi, qenka dhe ne Itali. Kjo do te thote qe ka dicka qe nuk shkon. Ne vend qe te fitojme pike ne po krijojme armiq gjithmone e me shume ne listen e fqinjeve. Dhe jo per ndonje vendim qeverie por prej diferencave ne mendimet e popullit. Ne keto kushte me kot zgjidhja pritet nga organizmat dhe institucionet. Ne duhet te bejme nje introspeksion per te kuptuar cfare nuk shkon tek ne. Ka ardhur koha te sherojme plaget e trasheguara prej shekujsh. Ajo qe mundohem te bej une eshte pikerisht kjo, por shikoj se akoma mbizoteron mentaliteti luftarak edhe per ceshtjet me te thjeshta, qofte edhe per nje leje per te votuar ne vendlindje qe i jepet emigranteve nga qeveria greke.
Pra ajo qe shikoj une eshte se cfaredo te bejne greket shqiptaret do e interpretojne keq. Keshtu qe me lind dyshimi sa objektive jane shqiptaret ne gjykimet per greket. Prandaj mundohem te diskutoj me ju.
Sot ka nje lajm tjeter per nje fierak qe merrej me prostitucion e Itali. Ky lajm do futet ne kontekstin e protestave dhe vales raciste te italianeve ndaj shqiptareve. Nderkohe qe shqiptaret (qe jane me mijera neper Itali) do qendrojne te heshtur pa denuar ne asnje forme bashkeatdhetarin e vet. Dhe me pas do thuhet se italianet jane raciste dhe "kane interes te mbajne qindra mijera shqiptare ne territorin e tyre" ose "qendrojne si pula ne mbledhjet europjane ku diskutohet racizmi ndaj shqiptareve". Shkurt, jo integrim ne komunitetin nderkombetar por disintegrim i raporteve mes popujve. Dhe kjo per aresyen e thjeshte se ne tolerojme cdo gje qe bejne pjesetaret e klanit tone (shqiptaret) dhe kryqezojme cdo veprim qe bejne te huajt. Paradoksale.
Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.