Forumi Horizont Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)


Postuar nga ColdFire datë 05 Shkurt 2009 - 23:10:

Sa e bukur


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Shkurt 2009 - 23:30:

HEJ O SHQIPTAR, GJITHMONE GJAKUN QE TE ZJEN TI ZGJOJE!

Bojken Lako, nje nder artistet alternative me te respektuar ne arenen mbareshqiptare.
Te gjitha kenget e tij jane shume super.
Nga ana muzikale kjo kenge nuk eshte nder me te mirat, por une po e perzgjedh me teper per tekstin dhe mesazhin qe percjell.

Kjo fraze prej tekstit te kesaj kenge ka qene per nje periudhe edhe "thenia" ime ketu ne forum.


Bojken Lako dhe Crazy Girl - Perse

Pa care koken fare (3X)


(BOKU)
Perse nuk vjen,
O dite e bardhe eja,
Eja me shpejt,
Une po te pres, nuk vdes
Deri kur keshtu, ne erresire
Lind nga perendon,
Ne pse na harron?!

Kishim shume mbreterira,
Punuam shume perse,
Gjithcka na shkoi ne lume,
O dite e mire ku je?!
Eja me shpejt,
Une do te pres,
Gjithcka ndricove,
Ne pse na harrove?!

Hej o shqiptar,
Dhe njehere harroje cfare kaloi
Eja te mesojme dhe me pas,
Me pas te trashegojme
Hej o shqiptar,
Cfare kaloi dhe sot, kaloi, harroje,
HEJ O SHQIPTAR, GJITHMONE GJAKUN QE TE ZJEN TI ZGJOJE!

(CRAZY)
Dua, dua, dua, dua fame edhe para'
Nje makine te bukur shume qe askush tjeter nuk e ka!
Por une dua gjithashtu qe te kem kredi bankare,
T'i prish te gjithe leket une pa care koken fare.
Ndonjehere me vjen nder mend te vjedh ndonje banke.
Pistoleten mbushur plot policit t'ja bej "bamp".
Ndonjehere me vjen ndermend qe te vjedh edhe nga shteti se kete gje e ben dhe shume iu rrit buxheti.

Pa care koken fare...


(BOKU)
Hej o shqiptar,
Dhe njehere harroje cfare kaloi
Eja te mesojme dhe me pas,
Me pas te trashegojme
Hej o shqiptar,
Cfare kaloi dhe sot, kaloi, harroje,

HEJ O SHQIPTAR, GJITHMONE GJAKUN QE TE ZJEN TI ZGJOJE!


Degjoni dhe shkarkoni ketu kengen (kliko)


Postuar nga Tulipani datë 10 Shkurt 2009 - 05:12:

une kam nje version tjeter te Dua apo duhet komplet tjeter nga ai qe eshte tek ky siti, di gje ti nese ka 2 kenge me te njejtin emer?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Shkurt 2009 - 20:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
une kam nje version tjeter te Dua apo duhet komplet tjeter nga ai qe eshte tek ky siti, di gje ti nese ka 2 kenge me te njejtin emer?


Jo jo, "Dua apo Duhet" eshte tjeter kenge!


Postuar nga Tulipani datë 10 Shkurt 2009 - 20:43:

ah ok atehere paskam ate te verteten, meqe ra fjala kush se ka degjuar bejeni nese ju qellon se teksti eshte nje testament i vogel.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shkurt 2009 - 00:01:

Smile Syte e tu, sa i shoh me sjellin behar...!

Frederik Ndoci - Syte te tu


Syte e tu, syte e tu,
Me gjithe dritat qe kam pare,
Me gjithe yjet rreze ar
Me gjithe lume, liqenet blu
Shembellejne syte e tu.

Qesh atje fytyra ime
Shket nje varke me gezime.
Fluturon një pulebardhe
Une e ti te pandare,
Ti deti une lundertar.

Ja erdhem ne do ikim larg
Lumturi e gjate dhe fillestare.
Qe tani gjokset po t'i hapim
Rruget tona mbushur me petale.

Syte e tu, syte e tu,
Sa i shoh me sjellin behare
U them se jam ketu
Dhe qeshin syte e tuuuu.




Shkarkoni kengen ketu (kliko)

YouTube Video


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 17 Shkurt 2009 - 00:32:

T'lutem bjer e mos u ndal o shi!

Nje nder te paret muzikante prej Kosoves qe une kam njohur, por dhe mbare publiku ne Shqiperi ishte pikerisht Naim Krasniqi, Mihrije Braha, Gili, Armend Rexhepagiq etj me vone.

Eshte nje nder muzikantet (perpos faktit qe edhe kendon) per te cilin kam pasur shume simpati.
Tashme ka kohe qe nuk e shoh shume te aktivizuar por le te rikujtojme nje nder kenget e tij, e cila eshte shume e bukur.


Naim Krasniqi - Shiu i Veres


Dyzet gersheta ti numrova
dhe te ngroha n'gjirin tim
kur si pellumba nga shiu i veres
u strehuam nen cati

Shiu i veres flokt mi lagu
vetem buzet mi lage ti
sa shume te doja
vetem kur thoshe
t'lutem mos u ndal o shi

Ref.2x
Shiu i veres, shi i ngroht i dashurise
ma kujton ate puthjen nen cati
ooo lutjen tende aq te embel e degjoj
t'lutem bjer e mos u ndal o shi




Shkarkoni kengen ketu (kliko)

YouTube Video


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 17 Shkurt 2009 - 01:29:

Une ledhatohem ne floket e tua, ne shpirtin tend une gjej strehim...

Votra - Kur te kam prane



Vete nje fjale
ndizet shpresa
ti hesh me mua
si gjithmone
te kam kerkuar
ti je afruar
doren tende
e shtrengoj ne
trupin tend o
ndihet jeta
frymen tende
e gezoj
ti me mesove
une jam afruar
skam nevoje me
te kerkoj

(refreni)
kur te kam prane
kur ste kam prane
cdo mrekulli ehe
per ty e kam.
Une te kam prane
dhe kur ste kam prane
cdo mrekulli ehe
per ty e kam.

Une ledhatohem
ne floket e tua
ne shpirtin tend une
gjej strehim
me me mbron
me bukuri
dhe dashurine
e ben tregim

(refreni)
kur te kam prane
kur ste kam prane
cdo mrekulli ehe
per ty e kam.
Une te kam prane
dhe kur ste kam prane
cdo mrekulli ehe
per ty e kam.






Thjeshte, bukur, paster e pa gabime!


YouTube Video


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 17 Shkurt 2009 - 20:38:

VENDI IM!

Eshte nje kenge e kenduar nga "Kosova All Stars". Nje kenge e cila thuhet se eshte e vjedhur... me demek muzika eshte shume e perafert me kengen e Chris De Burgh "Read My Name"!

Por kjo nuk ka shume rendesi, mua kjo menyre e te kenduarit me kujton ato cover-at qe ben TOP Media ne raste festash.
Eshte e bukur, padyshim qe eshte e bukur.
Sot e degjova per here te pare ne "Aldo Morning Show" dhe me pelqeu qe me heren e pare!





VENDI IM

Cdo njeri i lindur ketu
e ka nje yll ne qiell
dhe çdo njeri porsi femi
nje ender e mban ne gji
prandaj jetoje cdo moment
mos le askush ta shkel
ngriti duat lart ne qiell
dhe thuaj me ze te larte

(Ref: Te gjith kengetaret)
Eshte VENDI IM!
THUAJE!
VENDI IM!

Se cdo femi i lindur ketu
e ka nje yll ne qiell

dhe cdo njeri porsi femi
e mban nje enderr ne gji

prandaj jetoje cdo moment
mos e le askush ta shkel

ngriti duat lart ne qiell
dhe thuaj me ze te larte

(Ref: Te gjith kengetaret)
Eshte VENDI IM!
THUAJE!
VENDI IM!

Cdo gje qe e kam
Cdo gje do jap
Cdo gjer per vendin tim do bej
qe cdo njeri tjetoj i lire

Se cdo femi i lindur ketu
e ka nje yll ne qiell

Te rritet e ne shpirt te mbaj
nje shprese per vend me diell

mos u dorzo me shpirt kendo
tregohu kush je ti

dhe thuaje me ze te lart
se ky eshte vendi im

Se cdo femi i lindur ketu
e ka nje yll ne qiell

per plot me yje vendi im
S´i do vec re ne qiell

dhe cdo njeri tashme e di
se fjala mori vlere

vizion i ri qe u hap sot
hap shteg per ardhmeri

(Ref: Te gjith kengetaret)
Eshte VENDI IM!
THUAJE!
VENDI IM!

je shpresa je dielli
ti je andrra je qielli
je nderi je gezimi
je forca je shqetsimi
vendi im je besimi
e konaku besa gjaku
je fjala e fisit
je tradita e bajrakut

(ooooooooooooooooooo)

je shpresa je dielli
ti dhe andrra edhe qielli
je nderi je gezimi
je forca je shqetsimi
vendi im je besimi
e konaku besa gjaku
je dhe fjala e fisit
je tradita e bajrakut

Se cdo femi i lindur ketu
e ka nje yll ne qiell

dhe vendi im ka njerez plot
si zogj shperndar ne bote

hajde ti nisu Mos nguro
kthehu te trego

dhe thuaje me ze te lart
se ky eshte vendi im.

(Ref: Te gjith kengetaret)
Eshte VENDI IM!
THUAJE!
VENDI IM!

Cdo gje qe kam cdo gje do t´jap
Cdo gje per vendin tim do bej
qe cdo njeri t´jetoj i lire

(Ref: Te gjith kengetaret)
Eshte VENDI IM!
THUAJE!
VENDI IM!

Cdo gje qe kam cdo gje do t´jap
Cdo gje per vendin tim do bej
qe cdo njeri t´jetoj i lire

Eshte VENDI IM!
THUAJE!
VENDI IM!

Cdo gje qe kam cdo gje do t´jap
Cdo gje per vendin tim do bej
qe cdo njeri t´jetoj i lire!!



YouTube Video


Postuar nga Fajtori datë 17 Shkurt 2009 - 20:46:

Me mire ketu se ai versioni lart kishte difekte audio.


Qenka e bukur.



Kjo eshte kenga qe per te cilen i akuzojne se kane vjedhur:

Edhe kjo qenka e bukur :p


  Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.